Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Derbit me te bukur ne Bote: 10 kuriozitete qe mbase nuk i dini per Derbin e Milanos qe luhet neser!

Drejt Derbit me te bukur ne Bote: 10 kuriozitete qe mbase nuk i dini per Derbin e Milanos qe luhet neser!
Inter Club Staff

Te dielen, ora 20.45, Interi i Simone Inzaghit do te sfidoje Milanin e Stefano Piolit ne derbin numer 175 ne Serie A.

Ne prag te kesaj ndeshje, klubi zikalter ka vendosur qe te zbuloje 10 kuriozitete dhe anektoda per derbin me te bukur ne bote, ate te Milanos.

Ne 25 golat e fundit te Interit ne Derbin e Milanos, jane shenuar gola nga dy mbrojtesa. Kush jane ata?

“Te dy jane shenuar nga De Vrij, mbrojtesi hollandez qe ka shenuar dy gola me koke: ne 2-3 e marsit te 2019 dhe ne 4-2 e shkurtit 2020.”

Kush ka qene lojtari i Interit qe ka shenuar golin me te shpejte ne nje derbi te Milanos ne epoken e kampionatit me tre pike per fitore?

“Matias Vecino ne derbin e 17 marsit 2019, te fituar nga Interi 3-2 ne shtepine e Milanit, pas 2 minutash e 31 sekondash.”

“Disa sekonda me vone eshte shenuar nje tjeter gol i shpejte, ai i Walter Samuel ne derbin Milan-Inter 0-1 te 7 tetorit 2012. Nje goditje me koke per tre piket e Interit.

Lautaro Martinez ka shenuar nje dopiete ne derbin e fundit te Serie A me Milanin. Kush ka qene lojtari i fundit i Interit qe ka shenuar nje dygolesh dy here rresht ne kete ndeshje?

“Sulmuesi argjentinas ka vendosur sfiden e fundit te luajtur ndaj Milanit ,e nje dopiete ne minuten e 5 dhe 58.”

“I fundit lojtar qe ka shenuar dy gola ne dy derbi radhazi eshte István Nyers ne sfidat e 6 shkurtit dhe 6 nentorit 1949.”

Cili lojtar i Interit ka me shume assiste ne 15 vitet e fundi te derbit te Milanos ne kampionat?

“Lojtari zikalter qe ka me shume assiste ne 15 vitet e fundit ne derbin e Milanos ne Serie A eshte Ivan Perisic me pese assiste ne total.”

Kush eshte shenuesi me i mire i Interit ne derbin e Milanos ne Serie A ne eren e tre pikeve dhe sa gola ka shenuar?

“Shenuesi me i mire ne Derbin e Milanos per Interin eshte Diego Milito. Princi ka shenuar gjashte gola ne keto ndeshje.”

“Goli i pare eshte shenuar ne pokerin e 2009, ndersa tre te fundit ne tripleten e shenuar ne vitin 2012.”

Ne veren e 2009, Black Eyed Peas kendonin “I Gotta Feeling”. Kush NUK shenoi ne Derbin e Milanos te luajtur ne gushtin e atij viti nga keta kater lojtare: Motta, Sneijder, Milito dhe Stankovic.

“I vetmi qe nuk shenoi ne ate rast ishte Sneijder, qe debutoi pikerisht ne kete ndeshje. Ne vendin e hollandezit, ne kete rast, shenoi Maicon.

Inter dhe Milani jane dy skuadrat qe kane me shume shenues te ndyshem ne kete kampionat: nga sa ka secila?

“Inter ka 12 dhe Interi ka 11. Te dy skuadrat jane skaudrat me me shume shenues te ndyshem ne Kampionatin Italian.Ä

Milani eshte viktima e preferuar e Joquin Correa ne Serie A: sa gola i ka shenuar ai skuadres se Milanit?

“Kater gola. El Tucu ka shenuar nga nje dopiete ne dy nga kater takimet e fundit ne te cilat eshte takuar me Milanin ne kampionat.”

Cili eshte lojtari tek Interi qe ka bere debutimin e tij ne Serie A pikerisht kunder Milanit?

“Ivan Perisic ka debutuar ndaj Milanit ne shtatorin e 2015 dhe ai ndaj tyre ka dhene plot pese assiste ne total: me shume se ndaj cdo kundershtari tjeter.”

Kush jane lojtaret zikalter qe kane shenuar me shume gola ne derbi ne transferte qe nga 2000 e kendej?

“Me dopieten e shenuar ne derbin e fundit, Lautaro Martinez ka arritur Dejan Stankovic ne klasifikimin e shenuesve me te mire ne transferte ne derbi.”

“Te dy ata kane shenuar nga tre gola secili ne transferte qe nga viti 2000 e deri me sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.