Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Inter arrin marreveshjen me UEFA, lista e Champions pa asnje te perjashtuar: ja motivi!

E BUJSHME – Inter arrin marreveshjen me UEFA, lista e Champions pa asnje te perjashtuar: ja motivi!
Inter Club Staff

Ne mesin e korrikut, Interi ka gjetur nje marreveshje me UEFA-n qe do i lejoje Luciano Spallettit qe te mos perjashtoje asnje lojtar nga lista Champions qe do te jete e perbere nga 22 elemente. 

Ky eshte nje super lajm per zikalterit!

Shpjegimi vjen direkt nga Corriere dello Sport qe ne faqet e saj shkruan:

“Ne perpilimin e listes Champions 2018-2019 Interi duhet te beje kujdes nga disa limitime, por nuk jane identike me rregullat e dorezimit te listes se Europa League ne 2016-17.”

“Me fjale te thjeshta, zikalterit mund te fusin ne liste lojtare te blere jo per me shume se sa parate e fituara nga shitjet nese ndiqen rregullat e Europa League te fundit.”

“Ky mekanizem funksionon duke patur si baze listen europiane te 2014-2015 (ndeshja e fundit e luajtur perpara se te firmosej Settlement ne pranveren e 2015) dhe pikerisht per kete fakt dy vera me pare mbeti jashe Europa League Kondogbia, Joao Mario, Gabigol dhe Jovetic.

“Nese behen llogarite per Interin ne kete moment me te njejtat rregulla, i bie qe zikalterit ta nisin perllogaritjen nga baza e 2016-17, por ai Inter ishte totalisht ne rikonstruksion dhe nuk kishte lojtare te perdoreshem as ne merkato dhe shume prej tyre i ka humbur me parametar zero si dhe vlera e kartonave ka rene ne dy vitet e fundit.”

“Nese do te respektohej i njejti rregull per Interin, atehere askush nga blerjet e vjetshme dhe te ketij viti nuk do te futeshin dot ne listen UEFA.”

“E keshtu, organizimi me i larte i futbollit Europian ka marre parasysh keto faktore dhe ka bere nje perjashtim per Interin.”

“Pervec lojtareve te listes 2016-17 (Murillo, Eder, Banega, Medel…), zikalterit mund te llogarisin si shitje edhe lojtaret qe ne ate liste nuk ishin si Kondogbia, Jovetic si dhe lojtaret e rinj te sakrifikuar per te fituar plusvalencat.”

“Keshtu, lista e fundit e Interit nuk eshte me baza per te perpiluar listen e re sepse perndryshe do te kishte dhimbje per zikalterit.”

“E duke pare qe Gardini, Ausilio dhe Baccin kane punuar shume me shjitjet ne keto muajt e fundit, i kane dhene mundesine Interit qe ne listen e UEFA te fusin cdo lojtar te mundshem ne skuader: me te gjithe parate e fituara nga shitjet, Interi nuk do te jete e detyruar te lere askend jashte (madje do te jene edhe blerjet e shtrenjta si Dalbert, Skriniar, Gagliardini dhe Vecino si dhe blerjet e reja te 2018-19).”

“Por eshte e qarte qe nese ka blerje te rendesishme dhe te shtrenjta, diskutimi do te jete i ndryshem sepse ne ate pike do te duhet nje shitje tjeter per te bere hapsire ose duhet te vijne ne huazim me te drejte blerje qe te mos konsiderohen si blerje menjehere.”

“Por ky eshte nje super lajm, Interi me skuader te plote ne Champions League!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.