Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Messi fillon te stervitet ne fushe: ja kur pritet te rikthehet ai! Ndaj Interit ne San Siro…

E FUNDIT – Messi fillon te stervitet ne fushe: ja kur pritet te rikthehet ai! Ndaj Interit ne San Siro…
Inter Club Staff

Asnje sportdashes ne bote nuk mund te gezohet dot kur nje futbollist si ai demtohet dhe detyrohet te qendroje jashte fushave te lojes. 

Lionel Messi me te gjitha gjasat eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote ne te gjithe historine e lojes dhe kete gje e tregojne fare mire statistikat e tij qe prej dites se pare qe ka filluar te luaje ne futbollin e te medhenjve.

Ai ka fituar gjithcka cfare ka qene per te fituar me Barcelonen e tij dhe me kete moment eshte absolutisht lojtari me i mire ne bote.

Ne keto jave ai ka qene jashte per shkak te nje demtimi te pesuar ndaj Sevillas ku pati nje problem ne krah: ai humbi ndeshjen ndaj Interit dhe per shume ky u pa si nje lajm i mire por gjithesesi Barcelona arriti te fitonte ndaj Interit pas Messin por arriti te shkaterronte totalisht edhe Real Madrid 5-1.

Por me sa duket, tashme eshte koha qe ai te rikthehet dhe ka filluar edhe stervitjen ne fushe.

Per kete ka shkruar El Mundo Deportivo e cila tregon edhe se kur pritet te rikthehet ai te luaje rregullisht:

“Lionel Messi eshte rikthyer te stervitet. Pas demtimit ne krah qe e beri te humbase sfidat ndaj Interit dhe Real Madrid, numri 10 i Barcelones eshte rikthyer ne fushe.”

“Ai ka filluar te vrapoje dhe te beje ushtrime te ndryshme me stervitjen e Barcelones. Por duket se duhet te presim edhe pak per rikthimin e ti.”

“Ai do ta humbase me te gjitha gjasat ndeshjen ndaj Interit ne San Siro dhe pritet te jete gati ne daten 11 nentor ndaj Betis por duke qene se pas asaj ka pushim nga kombetaret mund edhe te shtyhet rikthimi i tij per ne 24 nentor ndaj Atleticos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.