Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA IL SOLE 24 ORE – “Ja ku mund ta shese Zhang Interin: dy grupe te fuqishme mund te marrin klubin.”

E FUNDIT NGA IL SOLE 24 ORE – “Ja ku mund ta shese Zhang Interin: dy grupe te fuqishme mund te marrin klubin.”
Inter Club Staff

Nje hije e madhe e Shteteve te Bashkuara ne futbollin Europian. Pas blerjes se Genoas nga fondi 777 Partners, il Sole 24 Ore analizon vullnetin gjithmone ne rritje te investitoreve amerikane ne futbollin europian dhe ne vecanti ne Itali.

Nderkohe, ne kete moment, duke u favorizuar edhe nga momenti jo i lehte i klubeve, dikush ka vene re nje interesim te madh te fondeve qe kane shume likujditet.

“USA po sheh me shume interes tregun europian te klubeve te futbollit sepse e shohin nje industri me probleme kalimtare por me nje te ardhme te sigurt.”

“Por kujdes, sepse tek Interi ndryshon puna”, shkruan il Sole 24 Ore, qe thekson se per zikalterit jane te interesuar edhe Amerikane, por edhe nga Gjiri Persik.

“Per shembull, nuk eshte nje mister qe Qatar eshte bashkuar me PSG kunder Suepr Liges. Ashtu si nuk eshte nje mister qe fondi sovran PIF i Arabise Saudite po kerkon prej muajsh klube ne Europe qe mund te bleje dhe te investoje.”

“Per momentin nuk eshte ber asgje, por ata kane hedhur syte edhe tek Interi. Ne kete moment, familja Zhang per shkak te presioneve ne Kine duket se mund ta shese Interin per cmimin e duhur.”

“Nese nje investitor serioz troket ne dyert e tyre per te blere Interin dhe nese paguhet shifra qe ata kerkojne, zikalterit do te kene pronare te rinj.”

“Normalisht, pronaret e Interit do te vine nga dy zona me siguri: ose nga Gjiri Persik, ose nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga keto dy zona, dy grupe te fuqishme investitoresh mund te futen ne gare per te marre ne kontroll Kampionet e Italise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.