Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

510 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen zbulon: “Dua te qendroj te Interi. Conte? Vetem sot e kam kuptuar pse nuk luaja: kjo sepse…”

Eriksen zbulon: “Dua te qendroj te Interi. Conte? Vetem sot e kam kuptuar pse nuk luaja: kjo sepse…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate dhe te bukur per La Gazzetta dello Sport, Christian Eriksen ka treguar se si ka kaluar nga nje i padeshiruar ne nje protagonist absolut si dhe per golin qe ishte si qershi mbi torte vetem nje jave me pare.

Atehere Eriksen, si ndihesh si kampion i Italise?

“Perpara se te vija tek Interi ka qene shume e veshtire te fitoja. E tani, ketu mbase po kaloj momentin me te mire te karrieres sime.”

Mund ta konsiderojme edhe si nje fitore personale?

“Nuk kam fitore personale ndaj askujt. Une luaj vetem futboll. Ndonjehere me del mire e ndonjehere me del keq.”

“Pastaj ky sport ndryshon me shpejtesi, praktikisht cdo jave. Gjashte muaj me pare isha ne nje situate dhe tani kemi fituar nje trofe dhe mund te them se jam shume i lumtur qe jam nje lojtar i Interit.”

Sapo ke ardhur i ke thene Gazzettas “dua qe te ndalim dominimin e Juventusit”. Tani e ke bere. A mendon se do hapet nje cikel Inter?

“Kjo Skudeto eshte nje nisje e mire. Tani duhet te vazhdojme keshtu dhe te hapim vertete nje cikel.”

Per ta arritur sa i rendesishem eshte Conte dhe qendrimi i tij?

“Conte eshte shume i rendesishem per neve, per menyren se si luajme. Ne e ndjekim fije e per pe ate qe kerkon ai ne fushe dhe duket.”

“Jemi shume te lumtur qe kemi fituar me te. Qendrimi i tij nuk eshte nje vendim i imi pastaj: varet nga ai dhe klubi.”

Cili ka qene sekreti i vertete i suksesit?

“Skuadra vete. Te gjithe kemi qene kontribues te rendesishem dhe objektivin e kemi pasur te perbashket.”

“Ka qene e veshtire te luash kunder nesh ne cdo moment dhe ky sezon ka pasur nje performance te larte te skuadres.”

Conte e perserit gjithmone: “Ne kemi kuptuar Christian dhe ai na ka kuptuar neve…”. Na e shpjegon dot kush ka kuptuar cfare?

“Une kam ardhur tek Interi me mendjen e hapur per te mesuar. Ajo qe nuk kam kuptuar ne fillim eshte qe duhet te ndiqja sistemin e Contes.”

“Qe duhet te ndiqja me perpikmeri dhe te beja ato qe ai kishte pergatitur per skuadren. Me perpara, dicka e tille sme kishte ndodhur.”

“Me shume luaja me intuite, isha i lire te merrja vendime ne baze te asaj qe shikoja. Nderkohe me Conten ka gjithmone nje plan te pergjithshem per tu ndjekur.”

“Duhet te pergatitemi mire, te dime ku jane shoket, kur te spostohesh. Kam mesuar gjithcka. Tani e kam kuptuar vertete se cfare nuk shkonte tek une.”

“Pastaj ne janar kemi folur me njeri-tjetrin dhe kam filluar te luaj me shume dhe kam treguar se edhe une jam i zoti.”

Le te rikthehemi te vjeshta, kur ti futeshe ne loje vetem 1 minut nga fundi. A e ke ndonje shpjegim per ate situate?

“Kam folur me tranjerin dhe e di qe ai ka marre vendimet per te miren e skuadres dhe ashtu ka bere ne ate moment.”

“Nese me luante aq pak do te thote se mendonte se mund te isha i vlefshem aq pak. Nuk kishte asgje personale.”

“Eshte e qarte pastaj qe do te kisha dashur te luaja me shume, por une kam respektuar gjithmone vendimet e tij.”

“E dija qe do te vinte edhe momenti im dhe qe duhet ta shfrytezoja. Keshtu ndodhi.”

Po a ka qene ajo goditje denimi me Milanin qe ndryshoi gjithcka?

“Vetem kur e sheh nga jashte. Goli me Milanin mbase ka ndryshuar menyren se si njerezit me shikonin, por jo ate qe mendonim ne brenda.”

“Situata ka ndryshuar kur kam mundur te luaj me shume dhe kam fituar besimin e shokeve dhe te teknikut.”

Kur ke qene afer largimit nga Interi me te vertete? Po tani a e shikon veten disa vite ketu?

“Gjashte muaj me pare mund te isha jashte, po, e vertete, por tani ka ndryshuar gjithcka. Asnje nuk mund te parashikoje te ardhmen, por jam shume i lumtur qe ndodhem ketu dhe te kem Skudeton ne gjoks.”

Ti ishe perballur me Lukakun ne Premier: a eshte nje lojtar tjeter tani ne Itali?

“Nuk kisha dyshime per Romelun edhe ne Premier, por te sistemi yne ai eshte thelbesor dhe per kete sistem e shikoj si sulmuesin me te mire qe ekziston.”

“Eshte i pabesuehsem. Tani eshte bere shume me dominues se me pare. Me mire ta kesh shok se sa kunder…”

Pse ne Angli shume lojtare te rendesishem kane folur per Superligen dhe ne Itali asnje?

“Eshte nje projekt qe asnje lojtar nuk dinte asgje dhe qe ne dy dite perfundoi prandaj eshte e veshtire te kesh nje ide.”

“Si lojtar, duhet te respektosh klubin ku luan dhe klubet duhet te vleresojne tifozet dhe te gjithe njerezit e perfshire.”

“Thjesht, nuk kishim asnje ide sepse ishte nje vendim i klubit dhe i pronareve. Nuk e di pastaj per te ardhmen, por per momentin nuk eshte nje projekt ne tavoline.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.