Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Puscas-Palermo, zbulohen detajet e transferimit: ja sa ka perfituar Interi! Ka nje klauzole qe…

FcIN – Puscas-Palermo, zbulohen detajet e transferimit: ja sa ka perfituar Interi! Ka nje klauzole qe…
Inter Club Staff

Sot George Puscas, sulmuesi i datelindjes 1996, eshte nje lojtar i Palermos. 

Ai ka nenshkruar me ta nje kontrate deri ne 2022 pasi ka qene nje lojtar i Interit per kater vite.

Pas viteve ne Primaveren zikalter dhe atyre ne huazim tek Bari, Benevento dhe Novara, rumuni ne 8 gushtin e kaluar u transferua perfundimisht tek Palermo.

Shume klube e kane ndjekur nga afer situaten e tij, por ne fund ai ka zgjedhur pikerisht Palermon.

Ai qe insistoi me shume per te ne fakt ka qene presidenti Maurizio Zamparini e keshtu, marreveshja me lojtarin dhe me Interin u arrit pas shume diteve negociata.

Por rreth nje muaj pas transferimit te tij, sot kane dale ne pah detajet e ketij transferimi nga FcInterNews.it.

Ai duket se i ka kushtuar Palermos plot 3,5 milione euro te cilat kane shkuar menjehere ne kasat e Interit. 

Interi ne kete rast ka futur ne kontraten e shitjes edhe nje perqindje (%) nese ai do te shitet nga Palermo ne te ardhmen me shume se sa shifra e blere.

Pra, nese Puscas shitet ndonje milion euro me shume se sa 3.5 milione, nga vlera mbi kete shume Interit do i takoje nje % e caktuar qe mendohet te jete diku ndermjet 20-30%.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.