Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fiorentina, presidenti i klubit Commisso cmend rrjetet sociale: “3-0 ndaj Juves? Uroj qe ai biondi te kete marre nje…”

Fiorentina, presidenti i klubit Commisso cmend rrjetet sociale: “3-0 ndaj Juves? Uroj qe ai biondi te kete marre nje…”
Inter Club Staff

I pyetur gjate emisionit ‘Pentasport’, ne frekuencat e Radio Bruno, presidenti i Fiorentines, Rocco Comisso ka dhene nje deklarate qe ka bere qe rrjetet sociale te shperthejne.

Ai eshte tallur me drejtuesin e Juventusit, Pavel Nedved e kjo gje ka bere qe tifozet e Juventusit te versulen me te shara ndaj tij ne Twitter, nderkohe tifozet e Interit e kane perdorur kete gje per tu tallur me ta.

Keto kane qene fjalet e Commisos: “Une e kam pare ndeshjen bashke me gruan time, deri te goli i trete kam pasur frike.”

“Kam pare ate biondushin (Nedved, biond), qe vitin e kaluar me tha qe te merrja nje caj per tu qetesuar.”

“Atij i them se do me behej qefi te merrja vesh se ka pire nje kamomil pas asaj ndeshje, sepse nuk e pash shume ne vete.”

“Dua te falenderoj tifozet, qe me kane qendruar shume afer mua dhe skuadres. I falenderoj shume te gjithe.”

“Kam pare nje vendosmeri qe doja nga Fiorentina ne ate ndeshje. Ka qene nje fitore e bukur ndaj Juventusit, mjafton kaq.”

“Chiesa? Mbase donin te mbronin klubin dhe presidentin. Kur nje lojtar largohet ashtu si e beri ai, mund te keshilloj vetem qe te tregohet ne te ardhmen me i matur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.