Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet me ne fund Nainggolan: “Faleminderit Inter, ti me ke dashur me shume se te gjithe. Tani…”

Flet me ne fund Nainggolan: “Faleminderit Inter, ti me ke dashur me shume se te gjithe. Tani…”
Inter Club Staff

Per zyrtarizimin duhet te presim edhe disa dite. 

Koha tani eshte qe klubet te mbyllin ceshtjet e fundit burokratike dhe qe lojtaret qe do te perfshihen ne kete marreveshje te zhvillojne vizitat mjekesore te rastit, perpara se te hidhen firmat ne kontrata.

Por tashme eshte e sigurt: tifozet e Interit mund te gezojne, Radja Nainggolan eshte nje lojtar i ri zikalter.

Kete gje e kemi thene edhe gjate dites se djeshme: cdo gje eshte mbyllur me Romen e cila ka pranuar oferten e fundit te ardhur nga Corso Vittorio Emanuele: 24 milione euro cash plus kartonat e Zaniolo dhe Santon qe ne kompleks do te vleresohen 14 milione euro.

E atehere Nainggolan eshte gati te perqafoje perseri Spallettin, kesaj radhe si zikalter.

Tashme lojtari eshte nje ish-lojtar i Romes dhe ka folur sot si nje lojtar i Interit.

Ne nje interviste te shkurter ekskluzive per La Gazzetta dello Sport, belgu ka leshuar disa deklarata te para si zikalter.

Ja fjalet e tij:

“Interi me ka dashur me shume se te gjithe. Tani rigjej Spallettin, nje tranjer te madh. Roma? Do e kem gjithmone ne zemer bashke me tifozet, por ka qene klubi ai qe me ka shitur.”

“Do te kem ne zemer cdo moment te kaluar ketu. Largohem nga Roma pas disa sezonesh te mrekullueshme. Interi me ka dashur fort, me shume se te gjithe.”

“Nuk mund te bej gje tjeter vecese ti falenderoj. Do te gjej atje nje tranjer te madh, jam i lumtur qe do te punoj perseri me te. Dua te falenderoj cdo tifoz per keto sezon bashke.”

“Zgjedhja per tu larguar nuk eshte e imja dhe une e kam respektuar. Tani mezi po pres sfiden e re.”

Kjo ka qene edhe copeza per Nainggolan ne La Gazzetta dello Sport: 

Tashme askush nuk ka dyshime qe ky transferim eshte i sigurt.

Thjesht duhet te presim edhe pak per zyrtarizimin, por Ninja do te jete ne urdherat e Spallettit qe ditet e para te korrikut kur te filloje grumbullimi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.