Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Spalletti: “Une jam nje nga shkaqet e humbjes. Me falni. Dua ti them faleminderit…”

Flet Spalletti: “Une jam nje nga shkaqet e humbjes. Me falni. Dua ti them faleminderit…”
Inter Club Staff

I ndalur perpara mikrofonave pak perpara ndarjes se cmimeve per Pankinen e Arte ne Coverciano, Luciano Spalletti ka tentuar te shpjegoje motivet qe sollen humbjen e thelle kunder Atalantes. 

Fjalet e tij kane qene si me poshte:

“Nese do te kisha nje pergjgije, do e kisha pergatitur ne nje menyre tjeter ate ndeshje.”

“Por une ndihem ne faj per ate qe ndodhi dje. Ndihem nje nga shkaktaret e humbjes.”

“Me siguri qe duhet te benim me shume ne fushe dhe e gjithe ndeshja duhet analizuar, Por e sigurte eshte qe mund te benim me shume nga sa beme. Skuadres time une i them faleminderit per rezultatet e arritura ne kete muaj dhe per klasifikimin aktual. Bravo atyre.”

“Tifozeve i kerkoj falje per ate qe ndodhi dje, por tani duhet ti futemi me koke punes sepse ne te tilla raste analizohen difektet dhe permiresohesh.”

Cfare gjykimi per Interin deri me tani?

“Shume mire. Niveli i futbollit dhe i karakterit te skuadres eshte rritur. Prej vitesh nuk luanim kaq shume ndeshje te ngjeshura ketu.”

A e ke votuar edhe ti Allegrin?

“Po e kam votuar ate sepse e meriton. Votova Allegrin dhe Andreazzolin, qe te dy i kapa.”

Allegri nga skena tha se Napoli dhe Interi jane kundershtaret e Juves.

“Eshte e qarte, te gjithe bejne keshtu. Por skuadra e tij eshte me e pergatitura per te fituar. Ka nje skuadre solide.”

Gjestin e Genovas do e beje perseri perpara telekamerave? 

“Nuk kam bere asgje te keqe, pse nuk duhet ta bej prap? Une jam gjithmone ky qe jam e nese me vjen te gezoj une gezoj. Ajo qe sduhet bere jane ndeshje si ajo dje.”

Si e komenton apelin e Ancelottit per per sa i perket ofendimeve ne stadiume?

“Duhet te bejme nje sforco te gjithe. Ndryshe do te perfundojme te gjithe te zene me njeri-tjetrin. Jashte shtetit ndodh ndryshe: ketu gjeja e pare qe i vjen njerezve ne stadium eshte ajo. Nuk e ndihmon dot skuadren tende nese ofendon te tjeret.”

A eshte zilia ajo qe sjell ne disa raste sjellje te tilla?

“Nuk e di. Ne pergjithesi jashte nuk ka lidhje cila skuader eshte perballe. Mbeshtetet e jotja dhe pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.