Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian shperthen: “Inter eshte demtuar tre here me shtyrjen e Inter-Sassuolo: ja pse!”

Gazetari i njohur italian shperthen: “Inter eshte demtuar tre here me shtyrjen e Inter-Sassuolo: ja pse!”
Inter Club Staff

Fabrizio Biasin, nga kolonat e te perditshmes Libero, ka folur per shtyrjen e ndeshjes Inter-Sassuolo dhe per polemikat qe kane filluar pas vendimit te ATS Milano.

“Eshte thene se ndeshja eshte shtyre pasi Interi ka bere presion (dikush e mendon vertete kete), por te gjithe e dine nderkohe qe ASL apo ATS nuk pyesin fare per futbollin apo per sportin.”

“Vendimet e tyre behen vetem per te miren e shendetit publik. Fakti qe Interit i eshte shtyre ndeshja do te thote se Interi nuk mund te beje asgje per te ndryshuar kete fakt.”

“Por le te shohim bashke ne tre pika se si Interi eshte pikerisht skuadra e demtuar ne kete histori qe eshte sterzgjatur.”

“1) Interi do duhej te luante pa Handanovic, De Vrij qe jane titullare dhe pa dy zevendesues si D’Ambrosio dhe Vecino.”

“Ketu shohim se do te luante pa dy titullare, por do te luante me nej Sassuolo qe sapo ishte ‘lodhur’ dy dite me pare me Torinon kur humbi te merkuren. Kush e kishte avantazhin? Sassuolo qe kishte luajtur ne mesjave apo Interi qe kishte nje jave te plote pushim?”

“2) Interi – qe vinte nga tete fitore radhazi – nuk do te luaje kete jave dhe do te rekuperoje kete ndeshje nje te merkure dhe me shume mundesi me daten 7 prill.”

“Contes do i duhet te pergatise praktikisht tre ndeshje brenda 7 ditesh. Si ju duket ky avantazh? Eshte nje disavantazh shume i madh, jo avantazh.”

“3) “Interi nuk do te dergoje lojtaret neper bote te grumbulluar me kombetaret”. E vertete, por kujdes. Nuk eshte akoma e qarte ajo qe pritet te ndodhe neser.”

“E vetmja siguri qe ka ne kete moment eshte se “grupi skuader” do te therritet per nje xhiro tjeter tamponash.”

“Ne rast se tamponat do te jene negative, atehere mund te vi edhe nje autorizm qe lojtaret te largohen ne drejtim te kombetareve.”

“Nderkohe nese do te kete pozitive te tjere, nuk do te kete nevoje per shpjegime sepse do te ishte e kote. Por problemi ne kete mes eshte se kjo situate tek Interi po sjell pasiguri te medha.”

“Keshtu, zikalterit jane demtuar ne menyre te trefishte ne gjithe kete histori por shume persona bejne sikur nuk e kuptojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.