Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Stop te gjithe, po vjen Interi: ja super objektivi qe Inzaghi i ka vene lojtareve dje.”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Stop te gjithe, po vjen Interi: ja super objektivi qe Inzaghi i ka vene lojtareve dje.”
Inter Club Staff

Ne radhe te pare, duhet shfrytezuar fortesa Meazza per te mundur Cagliarin dhe duke parakaluar keshtu Milanin qe ka frenuar fuqishem ne Udine.

Ky eshte objektivi i Interit diten e sotme qe do te perballet ndaj skuadres se Mazzarrit sot ne darke ne nje ndeshje shume te rendesishme.

Por ka edhe me shume, sepse sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, Inzaghi i ka vene nje super objektiv per tu kapur nga skuadra.

“Stop te gjithe, po vjen Interi. Duket si nje tren qe e ka nisur prej shume kohesh rrugetimin e saj ne Serie A dhe nuk ka ndermend te ndalet.”

“Nderkohe, Inzaghi nga ana tjeter ka folur dje me skuadren dhe i ka vendosur nje super objektiv te gjitheve deri ne fund te vitit.”

“Nuk ka permendur as fjalen ‘kampion dimri’, apo ‘parakalime’. Per te keto gjera tani nuk kane rendesi, jemi vetem ne mes te Serie A.”

“Inzaghi ka kerkuar nga skuadra qe tani e deri ne fund te 2021 tre fitore. Pikerisht ne po aq ndeshje sa kane mbetur: tre.”

“Sot eshte ndeshja numer 17 nga 19 qe jane ne fazen e pare. Duhen edhe tre sforco te tjera per te arritur ate qe do Inzaghi.”

“Normalisht, prapa kesaj deshire dhe objektivi fshihet edhe takimi direkt Milan-Napoli ku njera ose dy skuadrat mund te humbasin perseri terren ndaj Interit.”

“Per Inzaghin, nese fiton sot, do te ishte hera e pare qe parakalon Milanin ne klasifikim si nje tranjer i Interit dhe kjo gjithashtu eshte nje ndjesi e kendeshme.”

“Merita? Ne radhe te pare e nje sulmi stratosferik, me 39 gola te shenuar deri me tani ne kete kampionat dhe qe jane shume.”

“Ne vitin kalendarik 2021, Inter ka shenuar 55 gola me Conten dhe 39 gola me Inzaghin. Duhen edhe pese gola per te thyer rekordin absolut te 1950 kur Interi ka shenuar ne nje vit kalendarik 99 gola.”

“Jane numra te pabesueshem qe tregojne edhe njehere forcen qe ka Interi dhe qe nuk eshte prekur aspak nga largimi i Contes.”

“Inter mund te kaloje nje Krishtlindje ne vendin e pare, por nuk eshte nje objektiv. Eshte thjesht nje stacion. Per Inzaghin ka rendesi si del ne fund, jo ne dhjetor.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.