Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta -Ja pse Interi ka vendosur Lautaro vetem per 111 milione euro dhe pa asnje lojtar ne kembim

Gazzetta -Ja pse Interi ka vendosur Lautaro vetem per 111 milione euro dhe pa asnje lojtar ne kembim
Inter Club Staff

Ashtu si eshte treguar edhe diten e djeshme, tundimi i vetem real per Lautaro Martinez eshte Barcelona. As City e as ndonje skuader tjeter.

Sot, ashtu si shkruan Gazzetta dello Sport, vetem katalanasit mund te bejne qe lojtari te largohet nga Milano, por normalisht duhet gjetur gjuha e perbashket me Interin nese nuk duan ti paguajne ato 111 milionet e klauzoles.

Gjithesesi, kontaktet ndermjet klubit blaugran dhe agjentet e lojtarit nuk kane ndalur kurre, por edhe pse kjo ka ndodhur, qendrimi i tij kuotohet me shume se sa largimi.

Sepse problemi i madh jane ato 111 milione euro. Interi ka bere me dije klubit se nuk deshiron asnje lojtar ne kembim dhe klauzola duhet te paguhet cash.

Kjo sepse per Interin ky eshte nje moment krize globale, dhe keto para, nese do te vijne, do te jene te mirepritura. Sepse fundja, Interi nuk ka asgje ne dore nese Barcelona vendos te paguaje klauzolen.

Por nese ata duan te paguajne me pak, eshte e sigurt qe nuk do te arrijne dot tek Lautaro sepse Conte, drejtuesit dhe Zhang nuk duan qe te privohen edhe nje sezon tjeter te pakten nga Lautaro.

Ne kete moment, edhe pse futbolli italian po kalon nje situate emergjente per shkak te pandemise boterore, nese gjerat qendrojne keshtu si jane, Interi nuk ka aspak nevoje te shese Lautaron. Kjo sepse zikalterit pritet te gjejne jo pak fonde nga lojtaret e huazuar.

Plus Interi nuk ka asnje presion as nga lojtari qe nuk ka kerkuar largimin ne asnje moment. Keshtu, per momentin, Lautaro tek Barca shkon vetem per 111 milione euro ose ky operacion nuk ndodh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.