Gazzetta konfirmon cdo gje? “Mourinho po tenton me te gjitha menyrat qe te mos lejoje Interin ti marre nje tjeter…”
Chris Smalling si Mkhitaryan? La Gazzetta dello Sport komenton diten e sotme skenarin ne shtepine e Romes qe mund te perseritet kete vere.
Kesaj radhe, eshte anglezi ne qender te zerave, qe mund te transferohet keshtu me parameter zero tek Inter.
“Kesaj radhe Roma po luan perpara kohe sepse nuk deshiron qe te digjet perseri nga fuqia e fanelles se Interit”.
“Veren e kaluar u pesua nga Mkhitaryan qe ka lene nje boshllek te madh te Roma, duke i humbur skuadres se Mourinhos shume cilesi dhe eksperience”.
“Por kesaj radhe Roma po tenton te luaje perpara kohe, dhe ata po tentojne te ofrojne nje kontrate te re per Smalling”.
“Dicka e tille nuk kishte ndodhur ne kohe me Mkhitaryan, i cili pasi mori oferten e pare te Interit, vendosi menjehere te kalonte ne Milano”.
“Smalling ka nje kontrate me Romen ku nese luan 50% te ndeshjeve, ai ka te drejten te rinovoje automatikisht kontraten per nje vit tjeter, por kjo e drejte mund te aktivizohet vetem nga ai”.
“Keshtu, Chris eshte njeriu qe ka te ardhmen e tij ne dore. Nderkohe Roma po tenton ti ofroje nje kontrate dy vjecare, duke shmangur nje Mkhitaryan-dy”.
“Ne kete moment duket se Roma do qe ti ofroje lojtarit nje kontrate deri ne 2025, me 3,5 milione euro ne sezon bashke me bonuse. Deadline? 45-60 dite”.