Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta shton ankthin: “Pas Handanovic, ja frika me e madhe qe ka Interi tashme: duket sikur…”

Gazzetta shton ankthin: “Pas Handanovic, ja frika me e madhe qe ka Interi tashme: duket sikur…”
Inter Club Staff

Tani ne shtepine Inter ka nje frike shume te madhe: mundesia qe brenda skuadres te jete formuar nje fole e shperthimit te virusit.

Pas pozitivitetit te  D’Ambrosio, diten e djeshme ka dale ne pah edhe ajo e Samir Handanovic qe ka qene si nje rrufe ne qiell te hapur.

“Duke pare inkubacionin e shpejte te varianteve, testet ne ditet e ardhshme mund te mjaftojne per te pare nese ka pasur nje shperthim te vertete te virusit si te Torino.”

“Ose do te ulet niveli i ankthit, ose do te ngrihet. Por Antonio Conte eshte ne nje pozicion te veshtire, sepse dihet cfare do te thote per Interin nese i mungojne njerez ti rendesishem si Handanovic: vetem probleme.”

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport tregon se skuadra qe prej te martes eshte ne izolim shtepiak qe do te zgjase 14 dite dhe lojtaret lejohen te dalin vetem per te shkuar ne stervitje.

Testet molekulare qe jane bere diten e marte kishin dhene pergjigje negative per te gjithe, duke perfshire edhe Handanovic.

Por duke mos qene shume ne forme, Handanovic nuk ka marre pjese ne stervitjen e fundit dhe i eshte nenshtruar menjehere nje testi te ri molekular ku ai ka dale pozitiv.

Per te gjithe te tjeret nderkohe, pritet nje pergjigje tjeter gjate dites. Sot do te behet edhe nje xhiro tjeter tamponash.

Ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, duke pare pushimin e kombetareve, nese cdo gje shkon sipas menyres se zakonshme, ai do te rikthehet ne fushe ne daten 03 prill ne Bologna.

Nje histori qe perseritet keshtu tek Interi, sepse Handanovic eshte lojtari i 11 i infektuar ne skuadren zikalter deri me tani.

Nderkohe, per sa i perket drejtuesve, Ausilio eshte negativizuar diten e djeshme. Ne kete pike pozitiv ka mbetur vetem Marotta, qe tregohet se eshte ne permiresim e siper.

Te gjithe ne klubin zikalter jane sy e veshe nga pergjigjet e tamponave, duke qene se frika e madhe se mund te kete nje fole te virusit ekziston.

Nuk eshte dicka e pazakonte, sidomos ne nje skuader futbolli ku kontaktet ndermjet lojtareve jane shume te aferta.

Me shume lajme per kete do te kete gjate dites. Interi ka bere me dije se do te kete teste perseri diten e neserme per skuadren e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.