Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, eshte zgjedhur goditja e pare e Simone Inzaghit: direkt oferte per…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, eshte zgjedhur goditja e pare e Simone Inzaghit: direkt oferte per…”
Inter Club Staff

Ne fillim dukej si nje thashethem i thjeshte merkatoje por me sa duket pas zerave fshihet dicka e vertete.

Interi ka vendosur qe te hidhet ne sulm me vendosmeri per Emerson Palmieri. Kete gje e tregon sot La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem dhe zbulon edhe detaje per kete.

“Me sa duket italo-braziliani shihet nga Marotta si emri i duhur per te ardhur ne Milano pas largimit te Ashley Young.”

“Emerson shihet nga Inzaghi si emri i duhur per te besuar krahun e majte ku ne ndihme te tij pritet te jete edhe Federico Dimarco.”

GdS - Inter, assalto a Emerson Palmieri: contatti con il Chelsea, margini per abbassare il prezzo. Via anche Perisic?

“Chelsea nga ana tjeter, eshte gati ta shese lojtarin dhe me klubin londinez sipas lajmeve te fundit ka pasur edhe nje kontakt te pare.”

“Ata kane qelluar shume lart me kerkesat e tyre: ne kontaktin e pare te pasur nepermjet nje ndermjetesuesi, Chelsea ka kerkuar 20 milione euro.”

“Por Interi nga ana e saj e di shume mire qe Emerson ka kontraten ne skadence ne 2022 dhe qe ai do te rikthehet ne Sere A.”

“Prandaj, keto jane dy detaje qe asnjehere nuk e vendosin cmimin e lojtarit ne treg ne nje linje me kerkesat e Chelsea.”

“Eshte logjike qe te mendohet si nje tratative e mirefillte do te bente qe cmimi i tij te ulej shume dhe nje marreveshje mund te gjendet shume shpejt.”

“Nga ana tjeter, mbase po pritet edhe shitja e Achraf Hakimi per te kaluar te nje sulm i mirefillte per Emerson Palmieri.”

“Marokeni nga ana e tij ka kohe qe ka arritur marreveshjen me PSG edhe pse ka pasur disa mohime nga agjenti disa dite me pare.”

“Interi nderkohe deshiron ta mbylle sa me shpejt blerjen e Emerson Palmieri sepse nese Conte do te ulet te Tottenham, mund te behet nje rival ne garen per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.