Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi diten e fundit te Contes: ai mori Zhang ne telefon vetem per…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi diten e fundit te Contes: ai mori Zhang ne telefon vetem per…”
Inter Club Staff

Po tani cfare do te beje Antonio Conte? Me sa duket ofertat per ish-tranjerin e Interit nuk mungojne ne kete moment.

Duke pare se ne Europe ka shume pankina bosh, Conte shihet si nje mundesi e mire per skuadrat me te medha.

Por ashtu si konfirmon La Gazzetta dello Sport, deri diten e shtune, Conte mendonte se edhe mund ta vazhdonte punen e tij tek Interi.

“Ai ka kuptuar nje moment se edhe takimi me Zhang nuk do te kishte modifikuar asgje. Interi e ka te detyrueshme te beje nje merkato shume te permbajtur.”

“Conte e njeh mire boten e futbollit. E njeh mire edhe veten e tij: e di se nese do te kishte qendruar, me shume mundesi do te kishte shperthyer. Nuk do kishte duruar dot te gjithe sulmet ndaj tij.”

“Ai me nje skuader te dobesuar dhe pa merkato do te ndihej keq dhe rreziku qe te deshtonte do te ishte i larte e keshtu vendosi te ike nga Interi.”

“Rreziku per te mos fituar dot ishte konkret dhe zgjodhi te largohej. Per kete arsye ka vendosur te zbrese nga treni Inter, edhe pse klubi nuk donte qe ta humbiste.”

“Nderkohe, diten e fundit ai as nuk ka shkuar ta takoje Zhang. Ai e ka marre ne telefon dhe i ka treguar se deshiron te largohet dhe pike. Me pas, po ne te njejten telefonate, ka kerkuar qe kontrata te zgjidhet sa me shpejt.”

“Po tani, nga do e nise? Nga zero normalisht. Por klubet qe e kerkojne nuk mungojne dhe ato jane te nivelit te pare: nga Real Madrid e deri te PSG apo Tottenham.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.