Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja e verteta e Inzaghit: qe te problemet mentale deri te individet: koha ka mbaruar per…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja e verteta e Inzaghit: qe te problemet mentale deri te individet: koha ka mbaruar per…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi eshte i bindur: pas pushimit per kombetare, do te jete edhe permbysja e madhe per Interin e tij.

Si ne Serie A, por edhe ne Champions League. Roma dhe Barcelona jane vene ne shenjester qe ne kete moment.

Sipas asaj qe zbulon sot La Gazzetta dello Sport, nuk ka asnje frakture me lojtaret ne dhomat e zhveshjes dhe te gjithe jane nga ana e tranjerit.

Por ne fushe skuadra duket e pa lidhur sepse secili provon te zgjidhe gjithcka vete dhe jo duke besuar te grupi.

“Mbi te gjitha eshte nje problem mental qe ka skuadra: luan pak me ankth dhe komplikon gjithcka duke tentuar lojen individuale”.

“Dicka qe nje skuader si Inter nuk mund ta lejoje sepse e gjen veten ne fushe totalisht e palidhur me pas dhe peson me shume nga sa duhet”.

Inter i vitit te kaluar ishte nje skuader sulmuese, por edhe solide. Nderkohe, tani po ndihet shume mungesa e Perisic, me Gosens qe eshte nje lojtar ndryshe nga kroati.

Eshte koha qe te kthehemi pak ne kohe dhe eshte koha edhe per Romelu Lukaku qe do te kthehet edhe nga demtimi.

Nderkohe, edhe Skriniar, duhet te beje “reset” veten pas nje vere te kaluar si nje lojtar “i sakrifikueshem” nga Inter.

Por duhet te ndodhe sa me shpejt, sepse Interin e pret nje kalendar shume, shume i veshtire perpara me Barcen dy here dhe skuadra te tjera te forta ne Serie A.

Por ne momentet e veshtiresise, ashtu si gjithmone ndodh ne futboll, ne diskutim i pari vihet tranjeri i skuadres.

Inzaghi i ka merituar kritikat, edhe i ka pranuar. Sepse ne Udine, ai ka gabuar, por sipas tranjerit, skuadra ka pasur nevoje te shkundej per ashtu si po luante.

Sipas tij, Inter e kishte lene ndeshejn ne duar te kundershtareve dhe per Interin dicka e tille eshte e papranueshme.

Gjithesesi, Marotta e ka kuptuar momentin delikat qe po kalon Inzaghi dhe do te tentoje edhe ai ta ndihmoje ne kete moment.

Por duhet theksuar dicka: koha per Inzaghin ka mbaruar, nuk ka me vend per dyshime, apo vend per te humbur akoma terren.

“Nuk ka mbaruar asgje, por edhe shume kohe per te vazhduar me kete hap nuk ka. Ndeshja me Romen dhe ajo me Barcelonen do te jene nje bilete per te ardhmen”.

“Inzaghi deri me tani nuk ka “shkarkuar” asnje nga lojtaret, sepse e ndjen veten pergjegjesin e pare. Por duke qene i dashuruar nga Inter, pretendon me shume nga te gjithe, nga vetja ne radhe te pare. Prandaj, nderrimi i marshit per Interin pritet te ndodhe pikerisht pas pushimit te kombetareve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.