Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon historite e ‘frikshme’ te Arnautovic tek Interi: “Njehere i vodhen Bentleyn e Eto’o qe ja kishte marre per…”

Gazzetta zbulon historite e ‘frikshme’ te Arnautovic tek Interi: “Njehere i vodhen Bentleyn e Eto’o qe ja kishte marre per…”
Inter Club Staff

“Kam luajtur tek Interi? Po, por me shume jam stervitur se sa kam luajtur…”, kane qene fjalet e tij diten e djeshme.

Marko Arnautovic nuk deshiron qe te tregohet hipokrit dhe e di shume mire se tek Interi pothuajse nuk ka luajtur aspak.

Ai ka qene aty ne 2010, ne vitin kur cdo lojtar ne bote do kishte enderruar te ishte tek Interi, por per fat te keq, ai ka luajtur vetem tre ndeshje jo si titullar dhe ka shenuar zero gola.

Austriaku rikthehet sot ne San Siro si-ish lojtar me Bolognen e tij dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh per te.

Plot 4007 dite me pare kjo gje ka ndodhur kur ai luante per Werder Bremen ne daten 29 shtator 2010 ne Champions League.

Por ka shume histori ‘te frikshme’ dhe zbavitese te kohes se Arnautovic ne Milano te cilat La Gazzetta dello Sport mundohet ti tregoje.

“Ndodhite e tij tek Interi jane vertete te frikshme. Njehere i mori borxh Eto’o makinen e tij te shtrenjte Bentley sepse do te dilte me nje vajze dhe makina e tij ishte nje makine normale.”

“Cfare ndodh me pas? Makina qe mori hua per nje dite te vetme vidhet jashte restorantit ku ai po drekonte.”

“Por ai mbahet edhe per skena qe kane bere qe shoket te qeshin e ta kujtojne per muaj me radhe, si atehere kur ngaqe kishte qene me vonese erdhi me shapka shtepie ne stervitje.”

“Nderkohe, njehere tjeter ai vendosi te ishte i ‘perpikte’ dhe u paraqit ne Appiano Gentile qe ne 7.45 per stervitjen e ores 09.00 por sa keq qe ate dite stervitja nuk ishte ne mengjes por ne oren 15.00.”

“Gjithesesi, pikerisht per keto vonesa te shpeshta te tij, Jose Mourinho nje dite i dhuroi nje ore. Por nuk duhet harruar edhe shoqeria e forte qe ai ka pasur gjate asaj kohe edhe me Balotellin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.