Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

572 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, Inzaghi ka gati nje surprize te madhe per ne Liverpool? Mund te luaje nga minuta e pare…”

Gazzetta zbulon: “Inter, Inzaghi ka gati nje surprize te madhe per ne Liverpool? Mund te luaje nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Ka ardhur momenti per te menduar vetem per Champions League, duke lene menjane cdo diskutim per kampionatin.

Keshtu, per Inzaghi ka ardhur koha te mendoje ekskluzivisht per zgjedhjet ne Liverpool, ku perballe do te jete nje nga skuadrat me te forta ne bote.

Ne kete ndeshje, ashtu si eshte bere me dije prej kohesh tashme, do te mungoje i cmuari Nicolo Barella per skualifikim.

Ne keto caste po shkohet drejt nje Arturo Vidal nga minuta e pare dhe vlen te permendet se ne ndeshjen e pare ndaj anglezeve ai ka bere ndeshjen me te mire te sezonit.

Per sa i perket te tjereve ne pese mesfushoret, te tjeret do te jene Marcelo Brozovic dhe Hakan Calhanoglu, me Denzel Dumfries ne te djathte dhe me te gjitha gjashat Ivan Perisic ne te majte.

Ky i fundit edhe pse ka pasur nje shqetesim te vogel, tashme ndihet mire dhe dje eshte stervitur 100% te kohes me skuadres.

Ai nuk ka ndjere me asnje nga shqetesimet e ndjera pas ndeshje me Milanin dhe mund te konsiderohet i rekuperuar.

Nderkohe, gjithmone sipas La Gazzetta dello Sport, nese Perisic nuk do ja dale, ne kete rast do te ishte gati Robin Gosens nga minuta e pare.

Gjermani eshte pare ne rritje konstante ne forme dhe ndihet edhe mire fizikisht. Kjo gje u pa edhe ndaj Salernitanes te premten.

Nderkohe, meqe po flasim per lojtaret e rekuperuar nga demtimi, nje kapitull me vete e meriton argjentinasi Joaquin Correa.

Ai nuk i ka ende 90 minuta ne kembet e tij, por ne ndeshjen e Liverpool mund te jete vertete supriza e madhe e Inzaghit.

E perditshmja italiane shkruan keshtu: “Logjika te dergon te mendosh per nje Dzeko dhe Lautaro nga minuta e pare.”

“Por kujdes, sepse nuk eshte kaq e sigurt dhe Correa eshte gati te marre nje fanelle titullari per te surpizuar edhe anglezet.”

“Pastaj, Lautaro kuptohet me miren e fushe me Correa se sa me Dzeko, edhe pse ndaj Salernitanes Lautaro shenoi tre gola dhe Dzeko 2.”

“Gjithesesi, ne rast se Inzaghi do te mendoje per te hequr dore nga Dzeko, atehere dyshja Correa-Lautaro eshte shume me e mundur se Correa-Sanchez.”

“Nese mungon Lautaro pastaj, ne kete rast do te ishte Sanchez ai qe do te luante nga minuta e pare per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.