Gosens, flet edhe tranjeri i Gjermanise: “Ja pse nuk e grumbullova Robin. Ai e di shume mire qe…”
Hans-Dieter Flick, tranjeri i Gjermanise, pak minuta me pare ka dhene nje konference per shtyp, ku ka bere me dije edhe listen e te grumbulluarve te Gjermania.
Ai nder te tjera ka folur edhe per perjashtimin e Robin Gosens nga Boterori i Katarit, nje lajm qe ka trishtuar shume lojtarin e Interit.
Keto kane qene fjalet e tranjerit nderkohe, qe i ka mbyllur deren njehere e mire lojtarit zikalter qe nuk ka gjetur deri me tani hapsirat e duhura tek Inter.
“Robin Gosens ka luajtur shume pak sezonin e shkuar per shkak te nje demtimi dhe te gjithe e dime kete gje”.
“Mendoj se ai vete mund ta kuptoje shume mire pse kemi marre kete vendim per te mos e grumbulluar ne Boteror”.
“Ai e kupton kete zgjedhje per te mos e grumbulluar, sepse eshte nje djalosh inteligjent, nuk ka te beje aspak direkt me ate”.
“Ne asnje menyre ky mos grumbullim nuk ka te beje me kualitetin e tij, por vetem me ritmin e ndeshjeve, qe Robin per momentin nuk e ka”.
“Edhe Raum, edhe Gunter, te cilet po bejne shume mire me klubet e tyre, prandaj jane grumbulluar: sepse kane edhe ritmin e ndeshjeve”, ka theksuar ai.