Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gruaja e Hakimi zbulon gjithcka: “Inter? Ja pse zgjodhi te transferohej ketu. Real? Ai ne shtepi keto dite…”

Gruaja e Hakimi zbulon gjithcka: “Inter? Ja pse zgjodhi te transferohej ketu. Real? Ai ne shtepi keto dite…”
Inter Club Staff

Nje milione followersa dhe nje karriere te gjate ne ekrane. Pervec se eshte grua dhe mamaja e te voglit Amin, Hiba Abouk eshte edhe nje aktore me sukses te madh.

Ajo eshte spanjolle me origjine tuniziane dhe ka treguar ne mikrofonat e La Gazzetta dello Sport disa gjera per burrin e saj, Achraf Hakimi, ne prag te sfides shume te rendesishme per te, ate ndaj Real Madrid, skuader ku Hakimi eshte rritur.

A e keni njohur Interin?

“Une dua te hidhem me koke te kjo familje, por nuk mendoj se e kam arritur dicka te tille akoma. Kam pare vetem dy ndeshje ne San Siro, perpara se te mbyllej totalisht Milano.”

“Per momentin Achraf eshte lidhur shume me Lautaron dhe une me dashuren e tij, Agustinen.”

Cfare ka ndodhur kur erdhi telefonata nga Interi?

“E kemi diskutuar ne familje, por vendimi i takonte Achraf. Behej fjale per karrieren e tij. Donte nje klub ku te ishte i lumtur dhe e ka gjetur.”

“E pranoj se kur kam degjuar Milano, me jane bere syte me zemra: e adhuroj kete vend.”

Si e shikon Achraf ne kete eksperience italiane?

“Kur rikthehet ne shtepi i numroj sa gabime ka bere… Per mua ne ate pozicion ai eshte me i miri ne bote, por duhet te punoje shume per tu permiresuar.”

“Por per ate gje eshte Conte, tranjeri perfekt per te nxjere me te miren prej tij. Ne Spanje themi se njeri eshte si gishti dhe tjetri si unaza: perfect match.”

“Une degjoj cfare thote ai: eshte kerkues, inteligjent, i pergatitur. Achraf i pelqen shume, e ai ka zgjedhur Interin edhe prej Contes.”

Pra ju paskan surprizuar rezultetet e para negative?

“Pak po, edhe pse e pranoj qe tani po e zbuloj Serie A. Deri dje isha e specializuar ne La Liga dhe Bundesliga. Por duhet vetem pak kohe, ne fund do te vine frutet e korrura.”

Nje difekt dhe nje cilesi te mire te burrit tend?

“Achraf eshte si ne fushe: shume i dashur, por pak shtatanik. Une jam empatike fale punes time, por duhet te mesoj se perfeksioni nuk ekziston.”

Perfekte duhet te jete edhe Interi me Realin: si madrilene, eshte ndeshja e zemres per ty?

“Vetem sepse eshte speciale per Achraf. Prej ditesh ka nje atmosfere te ndryshme ne shtepi, dhe ai deshiron te beje gjithcka per te shlyer gabimin qe ka bere.”

“A e dini cfare do te behej ai nese nuk do te kishte zgjedhur futbollin? Boksier. E dashuron boksin dhe Muhammad Ali eshte idhulli i tij: i ka mesuar qe te ringrihet gjithmone pas cdo renie.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.