Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, zbulohet plani i Contes per te: “Tranjeri ka menduar dicka speciale: nuk do te jete si Eriksen sepse…”

Hakimi, zbulohet plani i Contes per te: “Tranjeri ka menduar dicka speciale: nuk do te jete si Eriksen sepse…”
Inter Club Staff

Ai ka ardhur ne merkaton e kaluar per 40 milione euro, por Hakimi nuk ka arritur tende te tregoje te gjithe potencialin e tij.

Mbrojtesi i krahut me siguri eshte nje goditje shume e rendesishme per skemen 3-5-2 te tranjerit Antonio Conte.

Por pas nje nisje te mire, marokeni eshte dashur te mungoje ne nje ndeshje te Champions League per shkak te Covid19, dhe me pas ka pasur disa ulje-ngritje.

Gjithesesi, ka bere nje efekt te cuditshem fakti qe ai ishte ne pankine ndaj Borussia Monchengladbach, duke i lene vendin e titullarit Darmian.

Por me sa duket nuk eshte aspak momenti per polemika, dhe tek Interi kane filluar ti paraprijne: si Ranocchia por edhe Conte, para ndeshjes me Borussian kane mbrojtur lojtarin perpara mediave.

MINUTAZHI – Qe Hakimi ne ndeshjet e fundit nuk ka qene lojtari qe te gjithe kane pritur, eshte e qarte.

Por gjithcka mund te thuhet, por te thuash se Conte nuk ka besuar tek ai, kete gje nuk e thote dot askush.

Kjo sepse Hakimi ka luajtur 776 minuta ndermjet kampionatit dhe Champions LEague, dhe eshte i pari nga lojtaret e krahut per minuta te luajtura ne kete sezon.

Ne Serie A deri me tani ai ka luajtur 9 ndeshje deri me tani, 5 si titullar dhe 4 si zevendesues.

Ne Champions, nuk ka luajtur vetem ndaj Gladbach per shkak te problemit me testin pozitiv te Covid19.

Numrat flasin qarte: Conte beson fort te Hakimi, por ashtu si e ka treguar ne menyr te hapur, ai ka nevoje per kohe per te kuptuar mekanizmat e tranjerit zikalter.

Vitin e kaluar ai ishte te Dortmund ku luante si mbrojtes i krahut te djathte, por tani tek Interi ai luan si nje lojtar krahu ku duhet te beje para-mbrapa disa here gjate lojes.

Sulmues po, por pa harruar asnjehere fazen mbrojtese. Pastaj, edhe detyrat qe kerkohen nga Conte nuk eshte se jane nje shetitje.

Por gjithckaje me lart, i shtohet edhe nje forme mjaft e mire qe po kalon Darmian, qe e ka zevendesuar ate me se miri.

BILANCI – Duke folur per minuta te luajtura dhe per prezenca, numrat e Hakimi me bluzen zikalter nuk jane aspak zhgenjyes.

Ne 13 ndeshje, lojtari ka shenuar njehere dhe ka dhene 4 assist per shoket e tij. Ai, bashke me Barella, eshte lojtari qe ka bere me shume assist ne skuadren zikalter.

Eshte e vertete qe nga Hakimi pritet me shume, shume me shume nga sa ka treguar, por do te duhet edhe pak durrim per te.

Ky eshte plani i Contes qe ka per te: ti jape mundesi te rritet dalengadale, duke mos e futur ne cdo loje e duke i dhene pergjegjesi. Shume harrojne se ai eshte shume i ri.

Ai keshtu do te kuptoje mekanizmat e Contes, te skuadres. Tekniku e di, Hakimi mund te jete nje arme vdekjeprurese per Interin e tij.

Nje rast i ri si Eriksen edhe per te? Kurre dhe e pamundur. Hakimi eshte zgjedhur ekskluzivisht nga Conte, eshte perfekt per Interin dhe ka gjithcka per tu bere kolona e krahut te djathte te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.