Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

I preferuari i Zhang dhe i pazevendesueshmi i Inzaghi: “Ja kush eshte lojtari me i pashitshem tek Interi sot: jo Brozovic por…”

I preferuari i Zhang dhe i pazevendesueshmi i Inzaghi: “Ja kush eshte lojtari me i pashitshem tek Interi sot: jo Brozovic por…”
Inter Club Staff

Lojtari i radhes qe Inter shpreson te rinovoje ne shtepi eshte Milan Skriniar, muri i prapavijes se zikalterve.

Mbrojtesi po negocion me klubin zikalter rinovimin e kontrates se tij deri ne 2026 qe do te largonte njehere e mire edhe sirenat e Premier League mbi te.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport, aktualisht Skriniar eshte nje nga lojtaret me te rendesishem ne kontigjentin e Inzaghit.

“Se sa i pazevendesueshem eshte ai lojtar per Inzaghin e tregojne me se miri numrat: eshte lojtari (pervec portierit) qe ka luajtur me shume ne kete sezon.”

“Eshte nje fakt per tu mos nenvleresuar dhe tregon per rendesine e tij. Por ka edhe me shume, sepse Skriniar eshte nje nga lojtaret me te preferuar dhe te dashur per Zhang.”

“Mbase mosha e njejte ka te beje me kete feeling te lindur mes presidentit dhe lojtarit, por ka kohe qe eshte ne ajer vleresimi i Presidentit per te.”

“Nderkohe, vete Skriniar ne dy sezonet e fundit ka qene nje nder me te miret per nga ana e performancave dhe e temperamentit.”

“Plani i Inzaghit per te eshte i qarte: duhet te jete gjithmone ne fushe sepse pa te Interi humbet shume. Nderkohe, Zhang imagjinon nje Inter ne te ardhmen gjithmone me te.”

“Le te themi qe sot per sot, Skriniar eshte lojtari me i pashitshem ne skuadren zikalter. Cfare do te thote kjo? Qe klubi qe e deshiron duhet te beje nje oferte rekord per ta marre ate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.