Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi i lumtur te PSG? Gazetari i njohur zbulon: “Ne te vertete Mauro ka shpresuar deri ne momentin e fundit se…”

Icardi i lumtur te PSG? Gazetari i njohur zbulon: “Ne te vertete Mauro ka shpresuar deri ne momentin e fundit se…”
Inter Club Staff

Gajte editorialit te tij per TuttoMarcatoWeb, gazetari i njohur Tancredi Palmeri ka folur per ditet e fundit te tratatives se telenoveles Mauro Icardi qe u ble perfundimisht ne menyre zyrtare nga Paris Saint Germain.

Planet e lojtarit gjithesesi, sipas asaj qe tregon Palmeri, ishin te tjera.

“Icardi ishte nje enderr e pamundur deri ne nje pike per Paratici, por kur e mendon, nuk ka qene edhe aq e pamundur.”

“Ne kete vere (e ndoshta edhe ne te ardhmen?), opsioni i kalimit tek Juventusi per Icardin ka deshtuar.”

“Ne te vertete Icardi deri ne momentin e fundit ka enderruar qe Juventusi do te vinte dhe ta merrte dhe qe historia te merrte nje drejtim tjeter, por per fatin e tij te keq kjo nuk ndodhi.”

“Prandaj cdo gje ka shkuar deri ne diten e fundit me Interin dhe PSG. Por Juventusi, qe vitin e kaluar e donte argjentinasin me cdo kusht, kesaj radhe per shkak te Marottes eshte dashur qe te beje nje hap prapa.”

“Na vjen keq Mauro, nuk jemi ne gjendje qe te blejme nga Interi ne kete moment dhe nuk mund te te themi as na prit, sepse nuk mund te bejme asgje tani.”

“Keto kane qene fjalet e tij per Icardin qe ne ate pike i ka thene Paris Saint Germain qe deshiron te transferohet tek ata dhe me pas cdo gje u mbyll diten e fundit.”

“Por Marotta eshte treguar i pameshirshem me Juventusin duke futur edhe klauzolen ne kontraten me PSG se nese Icardi shitet ne Itali, francezet do i detyrohen Interit plot 15 milione euro.”

“Prandaj, tani nje aks i ri Paris-Torino per Icardin shihet si i pamundur sot por i pamundur edhe pas nje apo dy sezonesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.