Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Barzaghi zbulon: “E ardhmja e Sanchez? Me shume se nje burim me ka thene se Alexis nuk…”

Inter, Barzaghi zbulon: “E ardhmja e Sanchez? Me shume se nje burim me ka thene se Alexis nuk…”
Inter Club Staff

Marco Barzaghi ne keto dite ka qene shume aktiv me deklaratat e tij per sa i perket merkatos se Interit.

Te gjithe e mbajne mend “misionin” e tij ne mes te dimrit kur u nis ne Londer dhe kishte siguruar nje interviste me Lukakun.

Ka qene pikerisht nga aty ku ka nisur gjithcka per rikthimin e Romelut ne Milano, sepse qe prej asaj interviste ku Big Rom tregonte nostalgjine e tij per Interin, ai beri krisjen finale me Chelsea.

Nderkohe, tani Barzaghi ka dashur te flase per nje lojtar tjeter qe gjendet ne skuadren e Interit per te cilin ka marre nje informacion te rendesishem.

“Duhet thene dicka me kujdes: tek Interi, te gjithe lojtaret qe duhet te largohen nga skuadra, jane te gjithe ne skuader.”

“Inter ka dy “gangrena”, jane kilianet: Vidal dhe Sanchez. Te dy Inter deshiron ti largoje, por i ka ne Milano.”

“Madje mund t’ju them me siguri se mua me shume se sa nje burim me ka thene se Alexis Sanchez as nuk ka ndermend te largohet nga Interi.”

“Ai ose merr nje komision te larte per prishjen e kontrates, ose qendron ne Milano. Nese e ben kete, do te merrte 7,5 milione euro page gjate 2022-2023. Cmenduri apo jo?”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.