Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin frikeson: “Te isha si ju, nuk do te nxitohesha te thoja se te Juventus-Inter me siguri do te luaje edhe…”

Inter, Biasin frikeson: “Te isha si ju, nuk do te nxitohesha te thoja se te Juventus-Inter me siguri do te luaje edhe…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Tutti Convocati, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur prane Interit ka frikesuar jo pak opinionin zikalter.

Ai ka folur per ndeshjen e madhe te fundjaves, Juventus-Inter, ku ka paralajmeruar se nuk eshte e sigurt aspak prezenca e nje lojtari ne fushe.

“Kesaj radhe eshte nje ndeshje decizive. Jo shume per Juventusin, qe per menyren si kane shkuar gjerat, objektiv ka te dale ne kater vendet e para.”

“Por eshte decizive per Interin mbi te gjitha, sepse zikalterit duan te luftojne per Scudetton dhe ne Torino nuk mund te bejne asnje hap fals.”

“Te mendosh te luftosh per Scudetton pa nje fitore te dielen me duket shume e veshtire. Duhet nje fitore patjeter.”

“Gjithesesi, shume varet edhe nga Brozovic. Te isha si ju, nuk do te nxitohesha te thoja se te Juventus-Inter me siguri do te luaje edhe Brozo.”

“Do te prisja per te pare kete sigurine qe do te luaje nga minuta e pare. Nese eshte mire, do te luaje dhe Inter do te ishte me e qete ne fushe.”

“Por nese Brozo nuk ja del, do te evitoja totalisht qe te hidhja ne fushen e lojes nje lojtar tjeter per ta zvendesuar. Me mire nderroj skeme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.