Inter, cfare fjalesh nga Presidenti i Getafes: “Humbja diten e djeshme? Na beri goli dikush qe kushton me shume se Getafe.”
Angel Torres, presidenti i Getafes eshte nje personazh i njohur ne Itali, per shkak te deklaratave te tij ne shkurt perpara ndeshjes Inter-Getafe.
Ai ne ate kohe deklaroi se ishte i gatshem te terhiqte skuadren nga Europa League se sa te udhetonte ne Milano, qe ne ate kohe ishte epiqendra e pandemise.
E ne fund ai doli se kishte te drejte, sepse kompeticioni u pezullua per te rifilluar diten e djeshme perseri.
Keshtu, diten e djeshme Angel Torres ka folur perseri per mediat pas eleminimit te Getafes ndaj Interit, dhe ka thurur mjaft elozhe per skuadren zikalter.
“Getafe u eleminua nga Interi? Po mjafton te shikoni se rrugen e golave e hapi nje sulmues qe kushton me shume sa e gjithe Getafe.”
“Apo jo? Nuk jam aspak i zhgenjyer nga humbja, ka qene teper e veshtire te rikthehesh ne fushe 20 dite pasi ka perfunduar kampionati.”
“Sezoni yne mbetet shume i mire, e kete nuk e hedh dot poshte askush. Do te firmosja per te perfunduar cdo vit ne vendin e tete ne kampionatin me te veshtire ne bote.”
“Inter? E meritoi kalimin perderisa fitoi me rezultatin 2-0. Jane nje skuader e madhe dhe e treguan edhe ne fushe kete gje. I urojme me te mirat.”