Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Arrihet marreveshja e rinovimit me Brozovic: ja detajet, rroga dhe kohezgjatja!”

INTER, CFARE LAJMI: “Arrihet marreveshja e rinovimit me Brozovic: ja detajet, rroga dhe kohezgjatja!”
Inter Club Staff

Me sa duket La Gazzetta dello Sport nuk ka me asnje dyshim: Inter dhe Brozovic kane arritur marreveshjen e rinovimit.

Keshtu, gjithcka e bere per Marcelo Brozovic dhe qendrimin e tij ne shtepine zikalter pas nje tratative te gjate.

Gjithmone sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, marreveshja sapo eshte gjetur ne oret e fundit.

Lojtari kroat ka arritur te marre nje rroge te larte e cila eshte e merituar duke pare rendesine qe ai ka ne fushen e lojes.

“Do te jete nje marreveshje qe parashikon qe lojtari te fitoje 6 milione euro fikse ne sezon plus 1 milione euro bonuse.”

“Kjo gje do e bente ate qe cdo sezon te perfitonte diku tek 7 milione euro ne total, normalisht pas bonuseve.”

“Nderkohe, edhe kohezgjatja eshte e rendesishme: nuk do te jete 2025, por do te jete viti 2026 viti i fundit i kontrates pe te.”

“Pra nje kontrate kater vjecare per kroatin qe tek Interi eshte nje nga lojtaret kyc. Zyrtarizimi? Cdo gje eshte gati, vjen ose pas Superkupes, ose pas ndeshjes me Atalanten te dielen ne darke.”

“Deciziv ne kete tratative ka qene Steven Zhang i sapo ardhur ne Miano. Puna pergatitore e Ausilios dhe e Marottes ka qene shume e mire dhe e gjate, por ardhja e Presidentit ka konsoliduar gjithcka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.