Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “Nuk ka qene kurre kaq afer: nje kontrate kater vjecare me plot 6 milione euro ne sezon.”

Inter, cfare lajmi: “Nuk ka qene kurre kaq afer: nje kontrate kater vjecare me plot 6 milione euro ne sezon.”
Inter Club Staff

Inter po planifikon te ardhmen dhe do e beje kete gje duke pasur nje kujdes teper te vecante edhe nga bilanci.

Kjo gje ne kete moment nuk duket aspak e pamundur, sepse duket se Beppe Marotta e ka nje strategji te mirefillte per kete.

“Perpara se te mendohet plotesisht per merkaton, Inter ka edhe nje ndeshje te fundit qe vlen Scudeetton ndaj Sampdorias me syte nga Sassuolo-Milan.”

“Por planifikimi zikalter per merkaton ka nisur prej shume kohesh dhe nga shume larg: qe ne muajin mars.”

“Keshtu, pertej nese do te fitohet dot apo jo Scudetto, Inter ka vendosur ate qe do te jete njeriu kopertine i merkatos verore.”

“Quhet Paulo Dybala e do te vije ne Milano per te luajtur bashke me Lautaro Martinez dhe aspak per ta zevendesuar ate.”

“Po, sepse Lautaro Martinez nuk leviz nga Milano: deshira e tij eshte te qendroje dhe Interi deshiron ta mbaje.”

“Pastaj, nese vjen ndonje oferte si per Lukaku, komplet jashte merkato, atehere skenari ndryshon, por kjo vlen per cdo lojtar ne Serie A: nga i pari tek i fundit, nuk ka asnje te pashitshem.”

“Por le te kthehemi te ceshtja kryesore qe quhet Paulo Dybala, i cili po lirohet nga Juventusi me parameter zero.”

“Ideja e Marottes eshte te marre Dybala ne Milano, duke i dhene nje page te denje qe ai te ndihet i rendesishem.”

“Por jo vetem kaq, Marotta do i ofronte Dybala nje rol qendror ne skuader dhe te ndante repartin e sulmit me shokun e kombetares, Lautaro Martinez.”

“Kontatet me Joya kane filluar prej kohesh, ose me sakte, prej muajsh. Nderkohe, keto kontakte jane perforcuar shume ne javet e fundit.”

“Inter i ka ofruar Paulo Dybala nje oferte 6 milione euro ne sezon, me disa bonuse te rendesishme dhe nje kontrate kater vjecare.”

“Por mbi te gjitha, Inter po i ofron atij nje vend titullari te padiskutueshem nese ai do te jete ne forme fizike te mire. Cfare mund te doje me shume nje lojtar? Inter po e pret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.