Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene per Dybala: “Ai zgjodhi te transferohej ne Milano qe ne momentin kur i erdhi nje…”

Inter, cfare prapaskene per Dybala: “Ai zgjodhi te transferohej ne Milano qe ne momentin kur i erdhi nje…”
Inter Club Staff

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport eshte ndalur perseri te ceshtja Paulo Dybala dhe transferimi i lojtarit ne Milano.

E perditshmja italiane ka tentuar qe te zbuloje nje prapaskene te muajve te kaluara dhe eshte kthyer te momenti kur Dybala ka zgjedhur projektin Inter.

“Tashme pas takimit te dites se merkure, Inter dhe Dybala jane me afer se kurre dhe tani mungon vetem nje hap i fundit.”

“Kjo gje dihet dhe kemi folur disa here gjate oreve te fundit. Por mos kujtoni se Dybala ka zgjedhur Interin diten e merkure.”

“Ne fakt, zgjedhja e Dybala ka ardhur disa muaj me pare, pikerisht ne momentin qe ka ardhur oferta e pare per te por jo nga Italia.”

“Rreth tre muaj me pare, per Dybala ka ardhur nje oferte nga Spanja, shume e mire ekonomikisht, por qe Dybala ka vendosur ta refuzoje.”

“Pse? Sepse per Paulon, nuk ka qene kurre nje ide e mire te largohej nga Italia sepse Serie A eshte kampionati ku ai gjendet shume mire. Pastaj, asnje klub tjeter nuk ka qene ne lartesine e Interit.”

“Per kete arsye mendja e tij ka qene e ndare. Marotta i ka thene shume qarte: nese ke deshire, eja te rimarrim titullin ne Milano dhe te fitojme ndaj Juventusit. Pas kesaj, Dybala se ka pasur te veshtire te zgjedhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.