Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter-Chiesa, eshte gati nje MEGA OPERACION me para cash dhe lojtare te rinj: ja detajet!

Gazzetta – Inter-Chiesa, eshte gati nje MEGA OPERACION me para cash dhe lojtare te rinj: ja detajet!
Inter Club Staff

Inter beson shume tek Federico Chiesa: per talentin 20 vjecar te Fiorentines – zbulon sot Gazzetta dello Sport – zikalterit jane gati qe te vene ne jete nje mega operacion i cili mund te kape 70 milione eurot ku disa do te jene para te paguara cash dhe lojtare ne kembim tek Fiore. 

Ne radhe te pare, Piero Ausilo duhet te ule kerkesat e Fiorentines qe per momentin e cilesojne djaloshin italian te pashitshem dhe me te cilin skuadra nga Firenze deshiron te rinovoje duke i ofruar 2,5 milione euro ne sezon,.

Nuk jane thjesht fjale, por Fiore ne janar refuzoi nje oferte 50 milione euro nga Napoli te cilet bashke me parate ofruan edhe kartonin e Ounas dhe Rog.

Por Interi nuk frikesohet as pasi ka marre vesh refuzimin e madh qe i eshte bere Napolit: “Nese e shisni, jemi gati te ulemi ne nje tavoline dhe te diskutojme”, ky ka qene mesazhi i dale nga klubi zikalter.

Ne ate tavoline, zikalterit nuk do te jepnin vetem para cash: nuk ka ne kete moment nje buxhet per te paguar aq shume menjehere, por zikalterit mund te luanin kartat e tre lojtareve: tek Fiore mund te ofrohet edhe kartoni i Yann Karamoh, Henrique Dalbert dhe Federico Valietti.

Nuk ka ende nje tratative, por Ausilio po ben llogarite: do te duhen rreth 40-50 milione euro dhe Interi per te bere kete operacion, do te duhej te bente nje shitje te rendesishme.

Duke pare qe Skriniar konsiderohet i pashitshem, emrat me te lakuar jane ato te Perisic dhe Brozovic por edhe Candreva edhe pse ky kushton me pak.

Po vullneti i lojtarit? Nuk ka ndonje nxitim per te ikur. Ka nje ndenje te mire per qytetin dhe klubin, por “muaji i gjate i mjaltit” perfshin edhe babain Enrico qe eshte agjenti i tij.

Image result for enrico federico chiesa

Ne rast se do te largohet, vete Chiesa i madh ka treguar nje interes teper te larte per projektin zikalter dhe babai bashke me djalin kane si deshire qe te qendrojne ne Itali, duke preferuar skuadrat e medha italiane perpara atyre te huaja. Keshtu, nese Chiesa largohet nga Firence, Interi aleatin me te madh do te kete babain e vete lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.