Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cmenduria vazhdon: ja sa tifoze priten neser ndaj Fiorentines dhe ne fundjave ndaj Cagliarit

Inter, cmenduria vazhdon: ja sa tifoze priten neser ndaj Fiorentines dhe ne fundjave ndaj Cagliarit
Inter Club Staff

Kunder Fiorentines per tu rikthyer tek fitorja ne kampionat ne shtepi. 

Interi qe vjen nga dy fitore te nje pas njeshme, nje ne Europe dhe nje ne Serie A, tani deshiron te rikthehet tek fitoret ne Serie A ku fitorja mungon qe prej 17 Prillit te kaluar ku Cagliari u mund me rezultatin e thelle 4-0.

“Qe prej atehere, ka patur shume zhgenjime per Icardin me shoke sepse jane mundur dy here vjet nga Sassuolo dhe Juventusi (ndeshja me e diskutuar e vitit te kaluar pas gjykimit skandaloz).”

“Ne dy ndeshjet e para te ketij sezoni zikalterit ne fillim kane perfunduar takimin me Torinon 2-2 dhe me pas ndaj Parmes kane humbur ne menyre te papritur 0-1 me golin e Dimarcos plus disa gabime arbitrare.”

“Nuk eshte gjeja e duhur te flasesh per tabu per Interin kur behet fjale per San Siron, por dicka nuk shkon nese shikon qe ne 2018 Interi nga 12 ndeshje te luajtura ne Meazza ka arritur te fitoje vetem pese dhe duke parazuar 4 e duke humbur tre.”

“Me siguri, skuadra zikalter pasi eshte zhbllokuar ndaj Tottenham tani duhet te gjeje vazhdimesi edhe ne kampionat per te fituar pike ne Serie A. Duhet filluar rekuperimi i pikeve per ne zonen Champions e ne zonat e larta te Serie A per te mos tradhetuar publikun qe nuk i ka lene asnjehere vetem prej sezonesh tashme.”

“Sezonin e kaluar tifozet zikalter e mbushen ne cdo ndeshje stadiumin dhe arriten qe te kapin kuoten e 1 milion e 93 mije e 53 tifozesh ne te gjitha ndeshjet brenda, duke i dhene klubit keshtu vendin e pare e tifozerise ne Itali me nje mesatare prej 57,529 tifozesh per ndeshje dhe ndeshjen me perfitimin me te madh ekonomik ne Serie A: ate ndaj Juventusit ku zikalterit perfituan 5.297.508 euro).”

“Edhe ne 2018-19, San Siro nuk do e zhgenjeje klubin e saj: me violat jane parashikuar 55 mije tifoze prezent (jane shitur 53 mije bileta deri tani) ndersa kunder Cagliarit qe do te luhet te shtunen ne darke pritet te kete rreth 60 mije tifoze.”

“Pra po shkohet drejt nje shifre diku afer 110 mije tifoze ne nje jave te vetme ne dy ndeshjet e radhes per nje total te pese ndeshjeve te para te Serie A me pothuajse 300 mije tifoze ne San Siro.”

“Mund te kete qene pak e veshtire ne kete sezon per Interin te beje pike ne Meazza por ashtu si thote edhe Spalletti, Interi me te vertet e ka nje lojtar te dymbedhjete ne fushe dhe ai eshte publiku i Meazzes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.