Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CURVA NORD REAGON PER BLERJEN E LUKAKU: “Ka tradhetuar, por kemi marre nje vendim. Kurre nuk…”

INTER, CURVA NORD REAGON PER BLERJEN E LUKAKU: “Ka tradhetuar, por kemi marre nje vendim. Kurre nuk…”
Inter Club Staff

Pozicioni i Curva Nord per rikthimin te Interi te Romelu Lukaku me sa duket eshte bere i qarte diten e sotme.

Gjithcka ka ndodhur me nje komunikate zyrtare, ku grupimi ultras ka pranuar transferimin e Lukakut, por nder te tjera, kane thene se nuk harrojne ate qe ka ndodhur.

Ky ka qene teksti i plote:

“Kujdes, lajmerim i rendesishem!!

Duke qene shume i mundshem rikthimi i Lukaku tek Interi duhet te qartesojme per te gjithe disa pika te rendesishme.

Curva Nord mbeshtet Interin dhe nuk do te beje asnje kontestim per lojtarin edhe pse ai eshte sjelle shume keq veren e kaluar.

Por askush nuk duhet te shkoje ta prese me flamura apo me shaj te Curva Nord ose grupeve te Curva Nord.

Cdo gje qe do te ndodhe ne te ardhmen, lojtari do te duhet ta fitoje ne fushen e lojes me shume perulesi dhe djerse.

Ai eshte mbeshtetur dhe trajtuar si nje Mbret nga ne ne te kaluaren dhe tani eshte nje nga te shumtet.

Le te jete e qarte per te gjithe se nuk do te bejme kurre tifo kunder Lukakut nese do te veshe fanellene e Interit.

I ftojme te gjithe interistat gjithesesi te mos bejne ate qe nuk duhet te bejne, duke i shkuar me vrap menjehere nga pas.

Pervec aspektit emocional dhe instiktiv, te bejme sikur nuk ka ndodhur asgje, do te na bente vetem keq te gjitheve.

Ne jemi dhe duhet te mbetemi me zemer, shpirt, grinte brenda ne interizem. Duhet te na meritojne.

Nuk jemi njerez qe thone vetem po perpara cdo levizje te lojtareve apo te klubit.

Kemi marre ashtu si ishte tradhetine e Lukakut dhe kemi mbetur shume keq.

Nje lojtari keto gjera me kalimin e kohes edhe i falen, por mbeten gjithmone ne mendje.

Tani Romelu te vrapoje me top dhe te pedaloje fort per skuadren.

Besimplote per nje te ardhme per te ndertuar se bashku dhe nje familje te madhe zikalter qe i mirepret te gjithe.

Perpara Interista! Perpara Curva Nord Milano!

Drejtuesit e Curva Nord Milano 1969″, lexohet ne komunikaten e Curva Nord.

Keshtu, Curva Nord zgjedh nje pozicion shume neutral per rikthimin e Romelu Lukaku dhe hap nje dere te vogel per “faljen” e lojtarit ne te ardhmen. Gjithcka do te varet nga fusha…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.