Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e gjithe merkato e dimrit varet vetem nga nje… lojtar: “Ky eshte skenari nese ai do te shitet: nese jo…”

Inter, e gjithe merkato e dimrit varet vetem nga nje… lojtar: “Ky eshte skenari nese ai do te shitet: nese jo…”
Inter Club Staff

Me kampionatin qe eshte i ndalur deri ne 2023, ne shtepine Inter po mendohet qe tani per planifikimin e merkatos zikalter.

Nese zikalterit do te dine te levizin ne drejtimin e duhur dhe ne kohen e duhur, do te kene mundesi te bejne goditje te bukura.

Gjithesesi, situata financiare nuk ka ndryshuar shume, dhe dicka e tille nuk do te ndodhe ne muajt ne vazhdim.

Prandaj, Beppe Marotta, do te duhet te perdore edhe nje here aftesite e tij per te afruar ndonje lojtar te rendesishem ne muajin janar.

“Ne kete moment duket e veshtire qe te behet ndonje investim i madh. Kjo per dy arsye: situata financiare, por edhe mundesite e pakta qe merkato e dimrit te jep per te bere dicka te tille”.

“Aktualisht, skuadra e Interit mund te konsiderohet e kompletuar dhe Inzaghi per cdo rol ka te pakten dy lojtare qe mund ti alternoje nese eshte nevoja”.

“Per shembull, ka Acerbin qe mund te luaje ne vend te Bastonit apo te De Vrij. Ka Dimarcon qe mund te luaje ne te majte dhe ne vend te Bastonit.”

“Ka Darmian qe mund te luaje ne vend te cdo mbrojtesi apo ne vend te cdo lojtari tjeter qe luan ne krah.”

“Por ndryshimet tek Inter duhet te ndodhin edhe per te ardhmen, duke rritur cilesine, sepse numerikisht, skuadra eshte e plotesuar”.

“Per kete arsye, Inter nuk ka ndonje nxitim ne kete merkato dimri, por nese do te ndodhe dicka, gjithcka varet nga nje lojtar i vetem”.

“Behet fjale per Robin Gosens, i cili ka qene ne qender te zerave ne kohet e fundit per shume arsye te ndryshme”.

“Gjermani sdo e kishte problem te qendronte, por ai deshiron te luaje dhe nuk do te humbase edhe nje sezon tjeter pa e bere kete gje”.

“Pikerisht per kete arsye, agjenti i lojtarit ka udhetuar ne Gjermani per te pare se cilat jane ato klube qe kane interes per te”.

“Nese ky interes qe kane shfaqur ne Gjermani do te transformohej ne nje oferte, Inter direkt do ta merrte ne konsiderate”.

“Por kjo gje duhet te ndodhe me nje shitje perfundimtare, sepse Inter parate e Gosens deshiron ti perdore ne merkato”.

“Gosens keshtu eshte shitja e vetme tek Inter qe mund te financoje nje merkato te tere ne hyrje gjate ketij dimri”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.