Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”
Inter Club Staff

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Simone Inzaghit diten e sotme:

Si eshte Lautaro? Mund te luaje nga minuta e pare?

“Kete mengjes ka bere nje provim te vogel dhe nuk eshte pare asgje. E ka mbyllur ndeshjen me nje dhimbje te vogel, do te beje nje stervitje te pjesshme”.

“Duhet te flas me mjeket per te pare gjendjen e tij. Nuk do te jete Brozovic, dhe Lukaku, per tu vleresuar Lautaro dhe Gagliardini”.

Si dilet nga ky moment?

“Vetem duke fituar. Per ate qe i kemi thene njeri-tjetrit ne kete moment, kjo eshte e vetmja rruge qe duhet te ndjekim”.

“Do te analizojme ndeshjen me Romen dhe me pas do te mendojme direkt per Barcelonen. Vime nga nje moment i veshtire”.

“Per mendimin tim me Romen kemi luajtur mire, por e kemi pesuar nga episodet. Ne fushe kemi merituar dicka tjeter por eshte momenti per te dhene me shume”.

Si ndizet entuziazmi te kjo skuader?

“Me fitore dhe rezultate. Neser eshte nje mundesi e madhe, do te kemi perballe nje skuader shume te forte, nje nga me te mirat ne Europe”.

“Ne Munich kane humbur pa merite. Kane kualitet te larte. Duhet te bejme nje ndeshje me shume vrap dhe me shume vendosmeri”.

Pas Barcelones ka shume ndeshje. Si eshte skuadra?

“Do te shohim Lautaron dhe Correa eshte mire. Kemi njembedhjete ndeshje, cdo tre dite. Shpresoj qe te kem skuadren e plote”.

“Kemi pasur ndonje problem te vogel, Brozovic dhe Lukaku nuk do te jene per disa kohe por kemi lojtare te mire”.

Neser do te jete Onana apo Handanovic? Ka ardhur momenti i vendimit perfundimtar?

“Do te vleresoj ndeshje pas ndeshje. Por neser kam vendosur: do te luaje nga minuta e pare Andre Onana”.

Asllani mund te beje dy ndeshje radhazi? Eshte e drejte te pritet me shume nga Skriniar?

“Nga te gjithe duhet pritur me shume. Eshte nje moment jo shume i thjeshte. Te vihet gisht mbi nje lojtar apo ne nje tjeter nuk eshte dicka me mend”.

“Asllani ka bere nje ndeshje te madhe, per diten e neserme do te shohim nese do te jete ne gjendje per te luajtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.