Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Handanovid: “Kemi tre ndeshje, ja cfare i premtoj te gjitheve. Por ajo qe me shqeteson eshte fakti qe…”

Inter, flet Handanovid: “Kemi tre ndeshje, ja cfare i premtoj te gjitheve. Por ajo qe me shqeteson eshte fakti qe…”
Inter Club Staff

I pyetur ne konference per shtyp ne prag te Inter-Real Madrid, Samir Handanovic ka folur keshtu per ndeshjen e Champions League.

“Mungojne edhe tre ndeshje perpara se te mbyllet gjithcka, me pas te gjithe bashke do te bejme vleresimet e duhura.”

“Nese shohim ndeshjet e luajtura, mund te vrasim mendjen me shume se te tjeret, sepse kemi marre me pak nga sa kemi merituar.”

“Nuk duhet te flasim shume ama, mungojne tre ndeshje dhe me pas te gjithe bashke te bejme llogarite dhe te shohim cfare ka shkuar mire apo keq. Une i premtoj te gjitheve se Interi do te luftoje.”

SHUME GOLA TE PESUAR – “Po, jam i shqetesuar. Kur peson kaq shume gola, gjithmone ka vend per tu shqetesuar.”

“Por nese shikon dhe analizon gjerat, e kupton qe kane ndodhur shume gjera. Nese shikojme me kujdes, te gjithe skuadrat luajne kunder Interit njesoj.”

“Mbyllen dhe perdorin kundersulm. Golat e pesuar kane ardhur te gjithe per gabime tonat. Ose ne kundersulm.”

“Shume pak gola kane ardhur nga ndonje aksion shume i bukur i kundershtareve. Jane gjera per tu permiresuar.”

“Kur numrat nuk jane nga ana jote, nese ti do te rritesh akoma me shume, duhet te rrisesh nivelin, kjo eshte gjeja e pare per te bere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.