Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,031 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi dhe i habit te gjithe: “Nje ndeshje qe do te luaja prape? Jo derbi, por ndeshjen ndaj…”

Inter, flet Inzaghi dhe i habit te gjithe: “Nje ndeshje qe do te luaja prape? Jo derbi, por ndeshjen ndaj…”
Inter Club Staff

Inter nuk dorezohet per Scudetton dhe mund Cagliarin me rezultatin 3-1 duke detyruar keshtu Milanin qe te marre nje rezultat pozitiv ndaj Sassuolos.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Simone Inzaghit diten e sotme direkt pas ndeshjes per mikrofonat e DAZN.

A na e tregon dot se me cfare emocionesh e keni pritur fitoren e Milanit sot?

“Me shume se sot, une mendoj per emocionet e te merkures. Kemi fituar nje trofe te rendesishem qe donim ta fitonim.”

“Sot duhet te benim nje ndeshje serioze, nuk ishte e thjeshte pas fitores se Milanit por kemi bere nje ndeshje te madhe.”

“Kemi shenuar tre gola dhe kemi kapur nja dy shtylla. Kemi bere shume mire e nuk ishte e sigurt kunder nje kundershtari serioz.”

Cili lojtar i Sassuolos te pelqen me shume?

“Eshte nje skuader shume e mire, me lojtare te medhenj. Do te jete nje jave e fundit shume e hapur, do te zbavitemi.”

“Ne Udine dhe Cagliari kemi pare dy transferta te veshtira dhe te forta. Kemi luajtur pas Milanti dhe kemi fituar. Duam ta luajme deri ne fund kete kampionat.”

Sa mundesi ke?

“Ne futboll kurre mos u dorezo. Skuadrak a treguar se nuk deshiron te leshoje asnje centimeter. Pastaj une kam fituar nje Scudetto me Lazion ne javen e fundit kur Juventusi e humbi ne Perugia…”

Lautaro mund te beje 30 gola ne nje kampionat?

“Ka shenuar 25 gola dhe ka bere 13 gola ne 13 ndeshjet e fundit. Pas skualifikimit me Veronen dhe ndeshjen me Spezian, nuk eshte ndalur me. Ai ka vene edhe skuadren ne kushte per te shenuar.”

“Nuk eshte nje zbulim, por kete vit ka bere numrin e tij rekord te golave. Eshte nje lojtar teper i rendesishem, eshte shume i zoti dhe ne stervitje ben gjithmone maksimumin edhe ne periudhen kur nuk shenonte.”

Nese sot do te luaje nje ndeshje nga ky sezon prape, ke do zgjidhje?

“Me shume mundesi ndeshjen me Liverpool. Jo derbin? Jo, sepse Liverpool ka humbur vetem me neve ne 2022. Dhe pa ate karton te kuq… Se di…”

“Pastaj mendoj per titujt e fituar dhe se sa pozitivitet me kane dhene tifozet dhe skuadra. Nuk e imagjinoja nje sezon te tille, kemi bere nje rrugetim te rendesishem.”

“Vetem nje karton i kuq ne Liverpool ka ndalur Interin ne Europe qe per mua ka qene i mrekullueshem kete vit. Prandaj zgjedh ate ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.