Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta konfirmon cdo gje: “Mbyllet gjithcka per Dybala: diten e djeshme eshte vendosur edhe…”

Inter, Gazzetta konfirmon cdo gje: “Mbyllet gjithcka per Dybala: diten e djeshme eshte vendosur edhe…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala do te jete nje lojtar i ardhshem i Interit: per kete La Gazzetta dello Sport nuk ka me asnje dyshim.

Ndermjet lojtarit dhe klubit zikalter me sa duket diten e djeshme eshte arritur edhe marreveshja perfundimtare me shume pak detaje ende per tu vendosur.

Por asnje nga keto detaje nuk do mund te ndale ardhjen e diamantit argjentinas ne Appiano Gentile qe prej dites se pare te grumbullimit.

Ja cfare shkruan La Gazzetta dello Sport: “Njeriu qe po mbreteron ne kete operacion eshte Beppe Marotta: eshte ai qe vendos kohen, pikat e diskutimit.”

“Eshte ai madje njeriu qe do te vendose edhe kur gjithcka do te zyrtarizohet e gjithcka do te behet me efekt te pakthyeshem.”

“Ose me sakte, eshte ai qe e ka torten ne dore dhe do e vendose vete se kur do ta prese. Pastaj do te vine shampanja, fotot dhe buzeqeshjet perpara kamerave.”

“Do te kete edhe nje sforco te vogel nga ana e Interit, por nuk ka shume te beje me Dybala por me anen financiare.”

“Gjithesesi diten e djeshme eshte arritur nje marreveshje verbale edhe ne lidhje me disa bonuse. Eshte normale ne marreveshje si kjo kur lojtaret te vine me paramter zero qe diskutimet per bonuse te zgjasin pak.”

“Por per Dybala eshte gjithcka e konfirmuar dhe e mbyllur: lojtari do vishet zikalter. Brenda kesaj jave madje mund te kemi edhe shampanjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.