Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 22, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Icardi shume shpejt mund te rikthehet ne Serie A si kundershtar? “Ai ka marre nje oferte nga…”

Inter, Icardi shume shpejt mund te rikthehet ne Serie A si kundershtar? “Ai ka marre nje oferte nga…”
Inter Club Staff

Inter dhe Mauro Icardi ka qene nje histori dashurie qe ne nje fare menyre, ka perfunduar ne nje urrejtje (nese flasim per raportin tifozeri-lojtar).

Largimi i Icardit tashme i ka arsyet e qarta, dhe degradimi i tij ne fanellen e Interit nisi qe prej momentit qe Wanda Nara u be agjente e tij nderkohe qe ishte edhe gruaja e lojtarit.

Gjithesesi, ka kaluar shume kohe prej atij momenti, dhe tashme Icardi ndodhet ne huazim nga PSG te Galatasaray ne Turqi.

Nderkohe, ne te ardhmen e tij duket se eshte edhe Inter, por kesaj radhe si kundershtare ne Serie A nese ai do te transferohet ne kete kampionat.

Per kete ka folur sot TMW,  cila ka thene: “Icardi ne kete moment ka dy mundesi: njera eshte te rikthehet ne Argjentine dhe tjetra te rikthehet ne Serie A”.

“Per Icardin interesohet shume Newells’s Old Boys, klub ne Argjentine ku Icardi ka hedhur edhe hapat e pare si femije”.

“Nderkohe, nga ana tjeter, Monza ne Serie A deshiron qe ti ofroje Icardit nje kontrate te rendesishme per tu ringritur ne futbollin qe vlen”.

“Se cfare do te ndodhe, ende nuk dihet, por vullneti i Icardit duket se eshte per te qendruar ne Europe dhe pse jo, ne nje kampionat qe ai e njeh shume mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.