Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,128 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Ja cfare i thashe Mourinhos ne fund te ndeshjes. Per Lazion behet tifo…”

Inter, Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Ja cfare i thashe Mourinhos ne fund te ndeshjes. Per Lazion behet tifo…”
Inter Club Staff

Pas fitores 3-1 ndaj Romes qe ka bere qe te permbyset edhe njehere klasifikimi ne Serie A, Simone Inzaghi ka dale perpara mikrofonave te DAZN.

Keto kane qene fjalet e teknikut te Interit:

Sot i ke bere shume komplimenta skuadres. Cfare ka qene gjeja qe te ka kenaqur me shume?

“Perqendrimi, sepse kisha frike llojin e ndeshjes. Kisha frike faktin qe vinim ketu vetem tre dite pas nje derbi ku kishim shpenzuar shume.”

Roma eshte shume ne forme, ka vlera te medha dhe nuk humbiste nje ndeshje prej 12 ndeshjesh. Djemte jane treguar shume te zotet.”

Mbi menaxhimin e Lautaros cfare na thua? Cfare kishte nevoje per tu zhbllokuar?

“Vetem per gola, por kurre nuk ka qene nje problem. Rastet i kemi pasur gjithmone, eshte stervitur gjithmone mire, tani eshte shume mire dhe po e shfrytezojme kete gje.”

“Duhet te vazhdoje keshtu si te gjithe sulmuesit tane.”

Ndeshje jo shume e lehte kunder nje kundershtari qe ka kerkuar te krijoje probleme. Por ju nuk jeni nervozuar ne asnje moment. Keni gjetur qetesine prape?

“E vertete, e ke lexuar mire. Roma ka ardhur te na kape ne befasi, por ne pjesen e pare ja kemi dale shume mire.”

“Ata markonin nga afer De Vrij dhe Brozovic, por ne gjetem rruge te tjera per te dale. Duhej pergatitur mire kjo ndeshje dhe ja dolem.”

“Por eshte vetem nje pike nisje. te merkuren do te rekuperojme ndeshjen ndaj Bolognes. Kemi nje ndeshje tjeter te veshtire shume.”

A vlen sot nje copez Scudetto?

“Per mua eshte nje fitore shume e rendesishme dhe ja kemi dale te shkojme edhe ne finalen e Kupes se Italise. Kjo ka rendesi.”

“Duhet te jemi te zotet qe te rekuperojme forcat fizike dhe mentale per ndeshjet e ardhshme. Ne jemi gati, duam te luajme gjithcka me gjoksin para dhe krenare. Ndeshjet e fundit jane nje sinjal.”

Nje periudhe e erret pas kraheve tashme. Per lojtaret e krahut cfare ke bere? Bejne disa levizje qe nuk jane te rastesishme?

“Eshte nje pune e rendesishme ajo qe po bejne ata. E dinim qe Roma do te ishte agresive me qendroret dhe keshtu do te kishte hapsire per topat e gjate.”

“Darmian kishte luajtur mire me Milan dhe Dumfries kishte pushuar. Edhe Gosens qe po futet shume mire. Do te kete shanse te tjera edhe ai.”

Pas Juves Inter nuk ka gabuar asgje ne nivel mental. Ishte aty problemi?

“Nje fitore ashtu duhej. E kishim thene qe ishte ne momentin e duhur. Nuk po vinin rezultatet por paraqitjet tona nuk u ndalen kurre edhe ne ato dy muaj.”

“Kemi bere tani disa fitore radhazi por nuk mjaftojne. Sot jemi treguar vertete me fat.”

Cfare i ke thene Mourinhos ne fund?

“I kemi thene nje pac fat secilit. Ai eshte gjithmone shume i sjellshem, eshte nje njeri special.”

“Perpara ndeshjes se kupes jemi ndalur dhe kemi folur shume gjate per futbollin dhe ka qene nje nder per mua dhe kenaqesi.”

“Nuk e njihja personalisht, por me fliste per te vellai im.”

Ke degjuar ndonje nga ish-lojtaret e Lazios?

“Jo, por per Lazion behet tifo pertej cdo kundershtari… (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.