Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 13, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi tregohet shume i ashper: “Scudetto? Boll me fjale, duhen fakte. Nuk mund te themi se…”

Inter, Inzaghi tregohet shume i ashper: “Scudetto? Boll me fjale, duhen fakte. Nuk mund te themi se…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi, tekniku i Interit, pasi ka folur per Sky Sport, ka folur edhe ne konference per shtyp, kur kesaj radhe eshte treguar teper i ashper ndaj mediave.

Keto kane qene fjalet et ij:

Ku do te ndaleni ne pergatitjen e sezonit tani ne pritje fazes se dyte? A ka shkuar sipas planeve tuaja kjo pjese e pare?

“Ne kemi bere nje Champions te pabesueshme dhe ne Kampionat kemi kater pike me pak se viti i kaluar”.

“Me fitore jemi njesoj, por me gola kemi pesuar dicka me shume kete sezon. Ne shtate ndeshjet e fundit, kemi fituar gjashte”.

“Tani duhet te permiresohemi. Do te luajme gjithmone per te fituar. Pastaj, askush nuk ka menduar se Napoli do te kishte kete hap kete sezon”.

Sa besoni te Scudetto?

“Duhet te ndalim fjalet. Pertej fjaleve, duhet te kalojme te faktet. Gjashte fitore ne shtate ndeshjet e fundit per tu permiresuar do te jete e veshtire, por do te mundohemi”.

Si ke ardhur te 143 fitore ne 250 ndeshje ne Serie A?

“Me behet qefi, sepse kam pasur fatin te stervis skuadra te forta si Lazio dhe Inter. Gjeja me rendesishme eshte te sjell trofe per klubet”.

“Tani duhet te analizojme keto 15 ndeshje. Nuk jam i lumtur per piket e humbura. Kemi pasur nje pune te veshtire, por duhet te permiresojme defektet tona”.

A ndihesh shume i kritikuar apo je ne rregull me kete gje duke pare potencialin e Interit?

“Une i pranoj gjithmone kritikat nese jane konstruktive. Askush nuk duhet te ndalet se permiresuari dhe une me stafin tentojme kete gje cdo dite”.

“Duhet te kishim me shume pike sot, por tani duhet te ulim koken e duhet te punojme”.

Cila eshte diferenca me Torinon ne krahasim me ndeshjen e sotme?

“Me shume mundesi, goli i barazimit na ka ndihmuar. Nuk jemi futur mire ne ndeshje para golit, por pastaj jemi treguar te zotet te mos shperndahemi dhe jemi permiresuar”.

“Markaturat e Atalantes nuk ishin te forta si ne fillim, por nuk duhet harruar qe perballe kishim nje skuader me vlera te medha”.

Ke ne mendje nje plan B per Brozovic? Apo mendon qe te kthesh Calhanoglu te pozicioni i tij?

“Qe sot e kisha dyshimin per ta futur Brozovic ne rolin e tij. Ai eshte roli i Brozos. Kemi marre Asllanin qe ne ate moment me ka bere te mendoj edhe per te”.

“Pastaj kam futur nje lojtar me ekspert si Calha ne ate rol. Tani te rritemi rol per rol. Brozovic do te ndihmoje Asllanin qe te kemi kater mezzala”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.