Inter, Inzaghi zbulon ate qe e quan “goditjen me te madhe te merkatos se Interit”. Behet fjale per…
Me sa duket, Simone Inzaghi, ne konferencen e fundit per shtyp te dhene diten e djeshme ka bere edhe nje zbulim te kendshem.
Ai ka pranuar ate qe e konsideron si “goditjen me te madhe te merkatos se Interit” ne kete moment dhe gjithcka ka te beje me nje lojtar qe ndodhet ne shtepi.
Ja cfare shkruan sot La Gazzetta dello Sport per kete ceshtje: “Eshte e vertete, Inzaghi eshte i bindur per kete.”
“Ndermjet Interit dhe Brozovic ka nje dashuri qe do te vazhdoje dhe me i lumturi normalisht eshte tekniku i Interit.”
“Ashtu si dihet, rinovimi i kroatit ka ardhur ne oret e fundit dhe tashme gjithcka eshte gati. Mungon vetem formaliteti, sepse firmat jane vendosur.”
“Por dje Inzaghi ka thene: “Te gjithe e dime rendesine e tij. Eshte shume i rendesishem rinovimi, po ashtu si Lautaro apo Barella.”
“Per mua eshte nje goditje e madhe ne merkato ky rinovim sepse vleresimi yne per Brozovic eshte shume i larte.”
Kane qene pikerisht keto fjale te Inzaghit qe kane treguar me se miri rendesine qe ka pasur per te rinovimi i kroatit dhe qendrimi i tij ne Milano.