Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

729 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush eshte plani B i Marottes nese deshton Kante: “Dy lojtare qe pelqehen shume nga Marotta.”

Inter, ja kush eshte plani B i Marottes nese deshton Kante: “Dy lojtare qe pelqehen shume nga Marotta.”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka dale nje lajm se pista N’Golo Kante eshte veshtiresuar shume per Interin ne oret e fundit.

Ai eshte deshira numer nje e Contes ne merkato, por lojtari kushton shume dhe Interi po tendon qe te mbledhe para nga shitjet perpara se te hidhet ne sulm per te.

Per te duket se eshte futur ne gare klubi i Manchester United, por edhe deshira e lojtarit per momentin nuk duket se eshte per tu larguar nga Chelsea.

Po nese pista Kante do te deshtoje perfundimisht per Interin, kush do te ishte PLANI B i zikalterve?

“Me sa duket, jane dy lojtaret ne listen e Marottes nese pista (duhet theksuar shume e veshtire) Kante do te deshtoje.”

“I pari eshte Corentin Tolisso, 26 vjec, qe luan me Bayern Munich dhe eshte nje kampion bote si Kante me kombetaren e Frances.”

“Nderkohe, i dyti eshte Tanguy Ndombele, 23 vjec, lojtar i Tottenham qe ka zhgenjyer kete sezon ne Londer.”

“Gjithesesi, deshira e Contes ne kete moment eshte e qarte: pas Vidal, forcat duhet te perqendrohen te Kante: vetem pasi te deshoje ai do te mendohet per nje lojtar tjeter ne menyre serioze”.

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.