Inter, ja nje tjeter super rast me parameter zero: “Ka shkelqyer ne Champions League: do te largohet me patjeter nga…”
Merkato nuk ka filluar akoma ne menyre zyrtare, por shume klube kane filluar te levizin me vendosmeri te madhe.
Nje prej tyre eshte edhe Inter, qe normalisht duke pare edhe situaten financiare, po shikon me kujdes te gjithe parametrat zero.
“Ne kete moment, Marotta dhe Ausilio po ndjekin shume profile te ndryshme ne Europe, duke pare se ku mund te hidhen ne sulm”.
“Normalisht, per te bere goditje me parameter zero, duhet pak me shume planifikim dhe durim gjate negociatave”.
Keshtu shkruan Il Giorno, qe tregon me pas edhe nje profil qe sipas tyre, po shihet me kujdes te madh nga Inter.
“Ideja e Interit ne kete moment quhet N’Dicka, francezi i Eintracht Frankfurt qe po ben gjera te medha ne skuadren e tij”.
“Ai ka qene nje nder me te miret ne Champions League, dhe nese nuk rinovon me gjermanet, eshte nje profil per tu ndjekur me kujdes”.
“Por lojtari nga ato qe jane thene deri me tani nga burime prane paleve, deshiron te largohet me patjeter nga Eintracht kete vere drejt nje klubi te madh”.