Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush do te luaje nese De Vrij nuk ja del dot per Napolin? “Me sa duket Inzaghi po mendon seriozisht per…”

Inter, kush do te luaje nese De Vrij nuk ja del dot per Napolin? “Me sa duket Inzaghi po mendon seriozisht per…”
Inter Club Staff

Lajmi qe erdhi darken e djeshme per demtimin e De Vrij ka qene me te vertete nje lajm qe Inzaghi nuk do te donte ta kishte marre kurre.

Ndjesite e para qe kane ardhur nga Hollanda nuk jane pozitive sepse nese konfirmohet gjithcka, lojtari do te jete jashte ndeshjes ndaj Napolit.

Por frika eshte se lojtari hollandez mund te humbase ne total disa ndeshje, jo vetem ate te fundjaves se ardhshme.

Nese nje demtim muskular serioz do te konfirmohet, ai mund te mungoje rreth 3-4 jave, duke humbur keshtu nje pjese shume te rendesishme te sezonit.

Nderkohe, Sky Sport tregon te rejat e fundit nga Appiano Gentile per zevendesuesin e mundshem te Stefan De Vrij.

“Tek Interi aktualisht ka vetem nje lojtar qe eshte zevendesuesi perfekt i De Vrij per pozicionim dhe per karakteristika.”

“Ai eshte Andrea Ranocchia qe per fat te mire, sa here ka luajtur, eshte pare shume i besueshem ne prapavije,”

“Pikerisht per ate po mendon edhe Simone Inzaghi, qe ne mendje mund te kete edhe ndonje spostim te Skriniar ne qender, por mendimi i pare eshte Ranocchia ne vend te holandezit.”

“Gjithesesi, shume do te varet edhe nga kontrollet qe do te behen te Stefan De Vrij diten e sotme pasi te mberrije ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.