Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta flet shume ashper: “Ekzistojne disa persona qe po tentojne qe te sjellin tek Interi nje…”

Inter, Marotta flet shume ashper: “Ekzistojne disa persona qe po tentojne qe te sjellin tek Interi nje…”
Inter Club Staff

Dita e sotme ka nisur me lajme te pavertata si asnjehere me pare, ku Corriere dello Sport tentoi te fuste Interin ne nje presion te pabesueshem per Achraf Hakimi.

Por gjithcka me pas u mohua nga Real Madrid me nje komunikate zyrtare, ku jane vene ne pah mardheniet e shkelqyera ndermjet dy klubeve.

Keshtu, perpara ndeshjes se sotme ka folur per mediat Beppe Marota, administratori i delguar i Interit, i cili ka mohuar gjithashtu cdo gje.

Pra ju e mohoni totalisht ate qe tha Corriere dhe pranoni se nuk ka asnje rrezik per te humbur Hakimin?

“Ne javet e fundit ka pasur shume lajme, disa te verteta dhe shume te tjera spekulime te thjeshta me nje qellim te qarte nga disa persona: per te destabilizuar Interin.”

“Por kjo nuk eshte e mundur sepse klubi eshte i forte, ka nje menaxhim te forte dhe kompaktesi te madhe.”

“Interi ka nje pasuri te njohur, dhe vlereson te gjithe punonjesit e saj. Askush nuk mund te vere ne diskutim krenarine e klubit tone. Prandaj, mohoj gjithcka.”

A do te kete pergjigje nga ana e Interit pas blerjeve te Milanit?

“Jo, merkato e Interit eshte e mbyllur ashtu si e kam thene. Stimulin e duhur duhet ta jape grupi yne, duke pare individualitetet qe ka.”

“Ne kemi qene ne kerkim te mundesive te mira por kemi pare qe nuk ka. Tani po kalojme nje moment delikat te klubit.”

“Duhet te gjejme vlera te jashtezakonshme ne mesin tone, dhe qe merkato nuk mund te na i jape dot tani.”

“Duhet te gjejme mbi te gjitha dashurine per fanellen.”

Agoume eshte i lidhur ende me Interin, nuk mund te merret mbrapsht nje si ai?

“Ne ditet e kaluara eshte rikthyer ne grup nje si Vecino dhe shpresoj te jape ndihmen e tij.”

“Agoume eshte nje 2002 qe po gjen vazhdimesi dhe kjo gje mund te arrihet vetem ne nje skuader province ku ai mund te luaje gjithmone.”

“Te vije pikerisht tek Interi tani do te ishte e padrejte per te dhe per Spezian.”

Umberto Marino e ka cilesuar Beppe Marotten si ‘shume Kissinger’.

“Shoh me kenaqesi qe Umberto, qe ka qene nxenesi i im ma ka kaluar. Diferenca eshte se ai vesh kemishe dhe kollare kurse une pallto…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.