Inter, Materazzi tallet keq me Milanin: “Bravo djema, super fitore. Po sot cfare do te thone ‘ata’? Qe…”
Pas 3-0 ne derbi kunder Milanit dhe eleminimit te tyre ne kupe, Interi i Simone Inzaghi shenon tre gola te tjere ndaj Romes.
Perballe ishte nje skuader serioze e drejtuar nga nje hero si Jose Mourinho, por Interi ka bere detyren e saj pa u menduar dy here.
Nderkohe, nje nder njerezit qe ka komplimentuar direkt skuadren zikalter ka qene Marco Materazzi, nje tjeter legjende e ngjyrave zikalter.
Kesaj radhe ai e ka nisur gjithcka me nje kompliment per Interin por edhe me nje thumbim jo te vogel per Milanin dhe tifozet e tyre.
“Bravo djema, ishte nje fitore e luftuar dhe e merituar. Inter po e tregon edhe njehere se eshte shume e forte.”
“Inzaghi duket se po ben gjithcka mire, duke nisur qe nga menyra si mbron prapa e deri te menyra si del perpara.”
Nderkohe, pak me vone, me nje postim ne rrjetet sociale, ai kesaj radhe eshte kapur me te qarat e milanistave per arbitrat.
“Po he, nuk keni asgje per te thene sot e?”, duke thumbuar hapur pikerisht tifozet qe i kane vene fajin nje goli te Bennacer per humbjen ne nje derbi me nje rezultat 3-0.