Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

802 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merret vendimi i madh? “Do te rikthehet ne shtepi super talenti i huazuar kete sezon: gjithcka lind…”

Inter, merret vendimi i madh? “Do te rikthehet ne shtepi super talenti i huazuar kete sezon: gjithcka lind…”
Inter Club Staff

Dukej sikur do te ishte huazimi i radhes i gabuar ne shtepine Inter por me sa duket nuk ka ndodhur aspak keshtu.

Zgjedhja per te huazuar Lucien Agoume nga ana e Interit ne Serie A po del si nje zgjedhje e mrekullueshme.

Lojtari i lindur ne 2002 ne kete moment eshte nje titullar i padiskutueshem nga formacioni i Spezias se Vincenzo Italiano.

Dhe keshtu, klubi zikalter – sipas asaj qe shpjegon Calciomercato.com – nuk ka asnje dyshim per sa i perket te ardhmes se tij.

“Ai eshte i paprekshem, deri ne ate pike sa nuk eshte degjuar asnje propozim per te ne merkaton e janarit.”

“Edhe pse ai eshte shume i ri, Interi ka marre disa kerkesa te ndryshme duke filluar qe nga muaji tetor e duke perfunduar ne janar.”

“Por jo, Interi ka thene se nuk behet gje: kjo ka ndodhur edhe kur ne dyert zikalter ka trokitur klubi i Bayern Munich.”

“Gjithesesi, nuk ka qene nje rrugetim i thjeshte ky i Agoume: ne fillimet e tij te Spezia, Interi ka qene shume afer prishjes se marreveshjes sepse lojtari nuk po gjente hapsirat e duhura.”

“Por dicka ka ndryshuar: me shume pune, ai ja doli te mbushe mendjen e tranjerit te Spezias dhe ka dhuruar paraqitje shume te mira ne fushen e lojes.”

“Gjate atyre koheve eshte perfolur edhe per nje rikthim ne France apo edhe nje rikthim ne skuadren zikalter duke pare problemet me mesfushoret qe kishte Interi.”

“Por asgje nga keto nuk ndodhi, dhe Agoume gjeti hapsiren e tij te Spezia dhe Interi mendoi se djaloshi duhet te vazhdonte kete proces rritje edhe per disa muaj.”

“Kudo qe te shkonte ai do fillonte gjithcka nga fillimi ndersa ne Milano nuk do te kishte hapsirat e duhura.”

“Por Interi ka marre nje vendim te rendesishem mbi te: ai do te rikthehet ne Milano ne vere dhe Interi eshte shume e bindur te aftesite e tij.”

“Lojtari do te vije per te qendruar: do te jete pjese e Interit te sezonit 2021-2021, kete ka vendosur klubi zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.