Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,022 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, Ibrahimovic: “Derby do te jete gjithmone nje spektakel. Kush fiton? Shpresoj qe…”

Inter-Milan, Ibrahimovic: “Derby do te jete gjithmone nje spektakel. Kush fiton? Shpresoj qe…”
Inter Club Staff

Pritja per derbin po rritet ore pas ore dhe pothuajse te gjitha mediat sportive ne Itali flasin kryesisht vetem per te. 

Sky Sport nderkohe, ka ndermarre nje mision: te intervistoje sa me shume ish-lojtar te dy skuadrave si per ti shtuar me shume emocione prag-derbit.

Ai qe ka folur sot per mikrofonat e medias satelitore italiane ka qene nje ish-lojtar i dy skuadrave qe eshte nje personazh shume i dashur dhe i urryer njekohesisht ne futboll.

Behet fjale per Zlatan Ibrahimovic, nje lojtar qe ka shenuar ne derbi me bluzen e te dyja skuadrave.

Ja fjalet e tij sot per Sky Sport:

“Si nje ish-Interist dhe si nje ish-Milanist, derbi per mua do te jete gjithmone i bukur per tu pare. Do te jete gjithmone nje spektakel.”

“Eshte shume gje e bukur ta shikosh si tifoz ne televizion, stadium por edhe ta luash si lojtar.”

“Shpresoj shume qe ajo qe do te shohim ne fushen e lojes ne Meazza te jete nje ndeshje e bukur dhe shpresoj gjithashtu qe tifozet te zbaviten pafund.”

“Kush fiton? Te shohim. Une shpresoj qe te fitoje skuadra me e mire ne fushe dhe i uroj fat te dyjave.”

Keto kane qene fjalet e Zlatan Ibrahimovic per Sky Sport. Ai pa me te voglin dyshim eshte nje nga lojtaret me te mire ne histori qe ka luajtur per te dyja skuadrat e Milanos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.