Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

431 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, neser eshte dita e madhe? “UEFA pritet te marre vendim per skualifikimin e Barella: ai rrezikon seriozisht…”

Inter, neser eshte dita e madhe? “UEFA pritet te marre vendim per skualifikimin e Barella: ai rrezikon seriozisht…”
Inter Club Staff

Minuta e 64 e Real Madrid – Inter: kontakt energjik ndermjet militao dhe Barella dhe lojtari zikalter perfundon te kartonat publicitare ne toke.

Ne nerva e siper, ai i rikthehet Militaos dhe i gjuan me grusht pulpes se tij edhe pse e prek pak. Te dy me pas shkojne ne nje koke me koke dhe nderhyne shoket per ti ndare.

Arbitri Brych me te drejte jep kartonin e kuq per Barella ndersa per Militao vetem nje karton te verdhe per ate qe ndodhi.

Por me sa duket, rreziku per Interin dhe per Barella eshte shume i madh sepse ashtu si kemi bere me dije, UEFA mund ta denoje ate per me shume se nje ndeshje.

Fiks diten e neserme pritet nje vendim nga ana e UEFA, e cila eshte ndermjet nje ndeshje pezullim ose dy ndeshje pezullim. Por cfare rrezikon me shume Nicolo?

Kjo ishte hera e pare qe Barella ka rene pre e provokimeve ne karrieren e tij dhe kjo gje mund ti kushtoje shtrenjte.

Nje problem me shume per Inzaghin tashme. Por La Gazzetta dello Sport shkruan: “Ishte hera e pare qe ai mori nje karton te kuq direkt ne futbollin profesionist me fanellen e nje klubi.”

“Ka gjithmone nje here te pare dhe per fat te keq erdhi ne Madrid, ne nje ndeshje ku ai dhe Interi kishte ende per te thene dhe tashme ai do te mungoje te pakten ne nje ndeshje ndaj Liverpool.”

“Shpresa eshte qe gjykatesi sportiv te mos e rrise denimin e tij dhe shume do te varet edhe nga ajo cfare arbitri do ka shkruar pas ndeshjes.”

“Por rreziku qe ai te denohet me te pakten dy ndeshje eshte shume i mundur dhe Interi kete gje e dinte. UEFA perdor dore te hekurt ndaj sjelljeve te dhunshme.”

“Pra, gjithcka do e percaktoje nje fije e holle: nese do te gjykohet si sjellje e dhunshme, Barella denohet me dy ndeshje ose edhe me shume.”

“Nese Barella denohet me nje ndeshje, atehere kjo sjellje nuk eshte quajtur e tille. Edhe pse ka dyshime te medha sepse UEFA vertete keto sjellje nuk i fal.”

Tek Interi, edhe pse jane pushim ne kete moment, syte i kane dhe nga UEFA me shpresen se ata te mos e rrisin denimin per Nicolo.

Per Inzaghin eshte nje problem i madh te luaje nje ndeshje pa Barella. Imagjinoni cfare problemi do te ishte te luante dy pa te.

Nderkohe, Vidal behet gati te zevendesoje Barellen ne ndeshjen e pare ndersa Sensi, qe mund te ishte gjithashtu nje opsion, po drejtohet drejt Sampdorias.

Te gjithe jane me sy e veshe nga Nyon, Zvicer. Aty ku pritet te merret neser vendimi nga Gjykata Sportive e UEFA.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.